Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se NISMA Socialdemokrate deri më tani nuk ka shfaqur asnjë shenjë se do të shkojë në koalicion parazgjedhor me ndonjë parti politike.
Krasniqi në një postim në llogarinë e tiju në Facebook, ka përmendur kushtet me të cilat Nisma do të mund të bënte koalicion me PDK-në apo me ndonjë parti tjetër.
Sipas tij vendosja e vijave të kuqe deri më sot në praktikën tonë politike nuk janë treguar serioze.
Postimi i plotë:
KUSHTI I NISMËS PËR KOALICION ME PDK-NË APO ME NDONJË PARTI TJETËR
NISMA Socialdemokrate deri më tani nuk ka shfaqur asnjë shenjë se do të shkoj në koalicion parazgjedhor me ndonjë parti politike. Ketë mendim kur kemi biseduar këtyre dite e kam mbështetur fuqishëm. Çdo parashikim tjetër i njerëzve të mençur është i pabazuar dhe keqdashës.
Sipas mendimit tim, NISMA Socialdemokrate nuk duhet ta përjashtonte edhe mundësin e koalicioneve me asnjë parti politike, përfshirë edhe Partinë Demokratike të Kosovës. Vendosja e vijave të kuqe deri më sot në praktikën tonë politike nuk janë treguar serioze. Në ketë rrugë nuk kemi pse ecim.
Në një situatë të tillë, sikur të ndodhte oferta për koalicion me PDK-në apo ndonjë parti tjetër, NISMA Socialdemokrate do të duhej t’i parashtronte kërkesat e saja dhe kërkesat e sajë, sipas mendimit tim do të ishin:
1. Kandidati për Kryeministër nga ky koalicion do të duhej të ishte një kandidat ( shumë kompetent e jo si deri më tani) që nuk është Kryetar i subjekteve politike ( është e preferueshme). Mbase në një situatë të tillë, kandidati duhet të jetë nga NISMA Socialdemokrate, Kandidati duhet të disponoj përvojë politike dhe institucionale të njohur nga publiku ynë.
2. Lista e kandidatëve për deputet duhet të miratohej edhe të nënshkruhej nga kandidati për Kryeministër i cili duhet t’i njeh mirë kapacitetet politike, intelektuale, profesionale e kombëtare dhe jo vetëm të këtyre dy partive politike;
3. Programin Zgjedhor e qeverisës për të ardhmen duhet të miratohet edhe nga kandidati për Kryeministër dhe ai program duhet të ketë frymën dhe përmbajtjen e Socialdemokracisë dhe me kushtin që ai Program ta kishte edhe miratimin e firmën e tij;
4. Madje, pa pajtimin e kandidat për Kryeministër nuk duhet të ketë asnjë Ministër e as numër të ministrive. Kabineti qeveritar nuk do të duhej ta kalonin numrin prej më se shumti 14 -15 ministrive. Ky numër do të vlente edhe për zëvendës ministra;
5. Pastaj, Ligji i parë që do t’i dërgohej Kuvendit të ri për miratim duhet të jetë ligji për QEVERINË. Ndonëse, në Kushtetutë duhet të sanksionohet Kabineti Qeveritar; dhe
6. Se paku një e treta e drejtuesve të ministrive do të duhej të jenë femra, por që të gjithë pa përjashtim gjinie duhet të jenë kompetent/e për përgjegjësitë që marrin.
Pra nëse PDK do të pranonte ketë ofertë, unë do t’i propozoja Këshillit Kombëtar të NISMËS Socialdemokrate të hynte në koalicion parazgjedhor me te. Pa një ofertë të tillë publike nga PDK apo ndonjë parti tjetër, unë jo vetëm që nuk do t’i sugjeroja KK të NISMËS Socialdemokrate koalicion e mundshëm, por do ta kundërshtoja fuqishëm.
Qëllimi i këtyre kërkesave është që të ndërpriten pazaret politike (siç ka ndodhur shpesh deri më tani), të fillohet me koalicione transparente me qellim që në Kosovë të ndërpritet keqqeverisja dhe të fillon funksionimi i institucioneve Kushtetuese sipas ligjeve në fuqi.
Krejt në fund:
Duke e njohur përvojën e koalicioneve të deritashme jam i bindur se një ofertë e tillë serioze vështirë që do të ndodh, prandaj nuk do të ndodh as koalicioni: NISMA Socialdemokrate – Parti Demokratike të Kosovës.
I kisha sugjeruar edhe partitë e tjera politike, nëse vendosin të bëjnë koalicione parazgjedhore e pas zgjedhore, të jenë transparente dhe të kenë qellim Qeverisjen e mirë e me njerëz kompetentë! Realiteti ynë, sidomos pas pavarësisë po flet se Republika e Kosovës është qeverisur nga njerëz jo kompetent. Kjo praktikë duhet të ndërpritet njëherë e mirë!
NISMA SOCIALDEMOKRATE ËSHTË GATI PËR NDRYSHIMIN! E JU?
P. S.
Le të shërbej ky mendim i shfaqur si propozim për krijimin e koalicioneve të mundshme parazgjedhore e pas zgjedhore!/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!