Krasniqi: Situatë e rënduar me COVID-19, mbi 80 për qind e pacientëve me oksigjenoterapi
Numri i madh i rasteve të reja të të infektuarve me COVID-19 dhe rritja e numrit të të hospitalizuarve, kanë krijuar një situatë të rëndë në sistemin shëndetësor.
Kapacitetet spitalore, pothuajse janë në limit, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi.
Ai shton se mbi 80 për qind e pacientëve me COVID-19 të shtrirë në spitalet dhe klinikat e QKUK-së, po trajtohen me oksigjenoterapi.
Krasniqi, kërkon që të respektohen masat, siç është mbajtja e maskës, distanca fizike dhe higjiena personale. Sipas tij, nëse këto nuk japin rezultatin e vet, atëherë duhet të mendohet edhe për masa të tjera se si të ulet lakorja e të infektuarve.
“… Ne kemi më se tri javë si Kosovë që po shënojmë numër të madh të rasteve të reja të të infektuarve që po përcillet edhe me numër të madh të të hospitalizuarve. Kjo po tregon që masat nuk janë duke u respektuar dhe kjo po reflektohet në këtë numër të madh të rasteve të reja. Ne po bëjmë thirrje dhe po kërkojmë me ngulm që të respektohen masat që janë në fuqi, përndryshe, ky numër është jashtëzakonisht i madh dhe shumë shqetësues, kur kemi parasysh kapacitetet tona si sistem shëndetësor në përgjithësi.
Vaksinimi i një numri të madh të qytetarëve merr muaj të tërë
Krasniqi theksoi se tash, bota dhe Kosova ka më shumë se një vit që po përballet me pandeminë COVID-19 dhe të gjithë ne e dimë që masat më të mira për parandalimin e përhapjes, janë ato që i kemi proklamuar tash e një vit: mbajtja e maskës, distanca fizike dhe higjiena personale.
“Tani është fat që Kosova më në fund ka marrë dozat e para të vaksinës dhe ka filluar vaksinimi, fillimisht i punëtorëve shëndetësorë për të vazhduar pastaj me kategoritë sipas planit të vaksinimit, mirëpo derisa të bëhet vaksinimi i një mase të madhe të popullatës, ne duhet patjetër të respektojmë masat anti-COVID-19.
Jemi të vetëdijshëm që vaksinimi merr kohë dhe do të duhen disa muaj derisa të bëhet vaksinimi i një numri më të madh të qytetarëve tanë. Patjetër duhet ta ulim këtë lakore të të infektuarve, sepse tani seriozisht janë duke i rrezikuar kapacitet spitalore, të cilat janë buzë limitit”.
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi tha se çdo mosrespektim i masave do të reflektohet në rritjen e numrit të rasteve, grumbullimi në masë është faktor më i rëndësishëm në përhapjen e virusit.
“Pastaj mosmbajtja e maskës, mosmabjtja e distancës fizike, grumbullimet e çfarëdo natyre, duke filluar nga ato familjare deri te grumbullimi i lokaleve nëpër ambiente të ndryshme, rritë numrin e rasteve me COVID-19”.
Nevojitet ulje e lakores së të infektuarve, po rrezikohen kapacitetet
Krasniqi më tej tha se sa i përket masave që kanë të bëjnë me shëndetin publik është IKSHPK-ja që të bëjë rekomandime.
“Ne si Shërbim Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, informojmë me kohë lidhur me kapacitetet tona dhe mundësitë tona. Një nga indikatorët ose treguesit më të mirë të situatës me pandeminë është edhe numri i të shtrirëve në spitale dhe numri i atyre që shënojnë forma të rënda të sëmundjes.
Prandaj, duhet që të gjithë t’i marrin parasysh këta faktorë, e para së gjithash faktorin e kapaciteteve spitalore, në mënyrë që të rekomandojnë masa të caktuara në përputhje me situatën në të cilën gjendemi.
Por, patjetër nevojitet respektimi i masave dhe nëse këto nuk japin rezultatin e vet, atëherë duhet të mendohet edhe për masa tjera se si ta ulim lakoren”.
Pacientët me COVID zënë shtretërit e pacientëve me sëmundje tjera
Drejtori i SHSKUK-së tha se tha se çdo pacient që shtrohet në spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK-së që tash i kemi shndërruar për COVID-19, kushtimisht ja zë vendin një pacienti tjetër.
“Ne jemi të shtrënguar që për çdo pacient që ka nevojë për hospitalizim, të bëjmë shtretër dhe të krijojmë hapësira, në mënyrë që të marrin trajtimin e duhur, por në të njëjtën kohë, në një mënyrë cenojmë shërbimet tjera.
Tash të shtatë spitalet nga dy tre reparte i kanë të mbushura me pacientët me COVID-19, ndërkohë që në QKUK pesë klinika janë duke trajtuar raste me COVID-19: Klinika Infektive si klinikë primare, Klinika e Sëmundjes të Mushkërive në Dermatologji, Qendra Sportive dhe tash edhe klinikat e bllokut internistik, ndërkohë që rastet më të rënda i trajtojmë nëpër repartet e kujdesit intensiv”.
“Sa i përket situatës, është e rënduar në kuptim të numrit të madh të pacientëve që i kemi të shtrirë dhe po ashtu të gjendjes së rënduar të tyre. Pothuajse, mbi 80 për qind e të hospitalizuarve po kërkojnë oksigjenoterapi dhe janë në oksigjenoterapi të vazhdueshme.
Sa i përket medikamenteve, tash e kemi stabilizuar furnizimin me medikamente në masë të madhe, e në veçanti ato që janë bazike dhe që janë në udhërrëfyesin e protokollit klinik.
Pothuajse të gjitha barnat në përjashtim të Remdesivirit dhe të një apo dy antibiotikëve, të tjerat janë të disponueshme në klinikat dhe spitalet e QKUK-së. Keni parasysh se këta pacientë, në veçanti të moshuarit, përveç COVID-19, kanë edhe sëmundje tjera dhe marrin edhe terapi tjetër dhe sigurisht që ato që nuk janë në lista kanë nevojë që t’i blejnë.
Por, barnat të cilat përdoren për mjekimin e COVID-19, i kemi të siguruara, përveç atyre përjashtimeve që ju thash”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan
MASH: Mësimi për ditët e votimit do të kompensohet gjatë ditëve të punës
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH
Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj