Krasniqi: Rritja e çmimit të rrymës u bë me bekimin e Kurtit – po diskutojmë organizimin e një peticioni qytetar për ta kundërshtuar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.
Sipas Krasniqit ky vendim për shtrenjtimin e çmimit të energjisë, u mor në koordinim të plotë dhe me bekimin e kryeministrit Albin Kurti.
Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se kjo rritje enorme do të dëmtojë rëndë familjet kosovare.
“Në koordinim direkt dhe me bekimin e plotë të qeverisë dhe Kryeministrit Albin Kurti, sot ZRRE zyrtarizoi vendimin e paralajmëruar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e vulosur rëndimin e mëtejmë të jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Që nga fillimi i mandatit të saj, Qeveria Kurti ka dështuar të ndërmarrë çfarëdo hapi për të zhvilluar ekonominë e vendit, të rënduar shumë gjatë pandemisë, duke qenë e paaftë të adresojë kërkesat dhe nevojat e bizneseve, shumë prej të cilave i solli në prag të falimentimit. Për më shumë, qeveria ka dështuar të ndërmarrë masa, të parandalojë përkeqësimin dhe të lehtësojë barrën sociale për familjet kosovare, përballë rritjes së vazhdueshme të çmimeve në çdo produkt esencial”, tha Krasniqi.
Postimi i plotë:
Në koordinim direkt dhe me bekimin e plotë të qeverisë dhe Kryeministrit Albin Kurti, sot ZRRE zyrtarizoi vendimin e paralajmëruar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e vulosur rëndimin e mëtejmë të jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.
Që nga fillimi i mandatit të saj, Qeveria Kurti ka dështuar të ndërmarrë çfarëdo hapi për të zhvilluar ekonominë e vendit, të rënduar shumë gjatë pandemisë, duke qenë e paaftë të adresojë kërkesat dhe nevojat e bizneseve, shumë prej të cilave i solli në prag të falimentimit. Për më shumë, qeveria ka dështuar të ndërmarrë masa, të parandalojë përkeqësimin dhe të lehtësojë barrën sociale për familjet kosovare, përballë rritjes së vazhdueshme të çmimeve në çdo produkt esencial.
Pa kurrfarë strategjie ekonomike, pa hapje të vendeve të punës e pa vizion për zhvillimin e shtetit, si produkt i paaftësisë së qeverisë, vetëm në dy muajt e fundit, mbi 100 mijë të rinjë e të reja kanë kërkuar shpëtim larg atdheut të tyre, duke trokitur në dyert e ambasadave të huaja. Kjo është pasqyra e vërtetë e Qeverisë Kurti, e cila sot ua shtoi edhe një barrë të padrejtë të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Ne e kemi paralajmëruar me kohë krizën energjetike dhe e kemi ftuar qeverinë që të ndërmarrë masat e duhura, por qeveria kishte tjetër agjendë. Kemi thirrur debat në Kuvendin e Kosovës për t’i sqaruar këto pozicione të dyshimta të saj, por aty u pa qartë se s’kishte kurrfarë dyshimi, pasi që deputetët e Vetëvendosjes, kundër vullnetit të qytetarëve, njëzëri u deklaruan në favor të shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Qeveria kishte marrë drejtim qysh herët, cakun e të cilit e pamë sot me vendimin skandaloz të ZRRE-së, e peshën e të cilit, në fund të këtij muaji do ta paguajnë familjet kosovare me pagat e tyre, të cilat pas rritjes enorme të çmimeve, sot s’mjaftojnë as për të mbuluar nevojat dhe shërbimet më elementare.
Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës, siç e ka kundërshtuar gjatë gjithë muajve të kaluar, do ta kundërshtojë me çdo mjet ligjor, në çdo instancë gjyqësore, njejtë si në Kuvendin e Kosovës, dhe nuk do të ndalet së kërkuari shkarkimin e anëtarëve të Bordit të ZRRE-së që kanë vulosur këtë dënim ndaj qytetarëve të Kosovës, si dhe anulimin e vendimit skandaloz të ZRRE-së, i cili si i tillë, i jep fund edhe asaj pak sigurie e mirëqenie që kanë mundur ta sigurojnë qytetarët me djersën e tyre.
Në të njëjtën kohë, PDK po diskuton mundësinë e organizimit të një peticioni qytetar, në mënyrë që tandemi Qeveri-ZRRE ta kuptojë se rritja e çmimeve të energjisë nuk është një betejë politike opozitare përballë një qeverie të paaftë e të papërgjegjshme, por është një kërcënim ndaj qytetarëve të Kosovës që janë në betejë për mbijetesë, e të cilët nuk munden dhe nuk duhet ta bartin mbi supe koston e paaftësisë së qeverisë Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës