LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Qeveria priti të krijoheshin kushtet që arrestimi i Molliqajt të mos shkaktonte pakënaqësi popullore

Krasniqi: Qeveria priti të krijoheshin kushtet që arrestimi i Molliqajt të mos shkaktonte pakënaqësi popullore

Nënkryetari i PSD-së, Frashër Krasniqi, thotë se arrestimi i Dardan Molliqajt është përgatitur për një kohë të gjatë.

Krasniqi në RTV Dukagjini thotë se arrestimi i Molliqajt ishte proces për të frikësuar opozitën dhe izoluar zërat opozitar.

“Ka disa elemente që tregojnë se ky është një rast i orkestruar politik. E para e punës Policia e Kosovës ka pritur rreth katër ditë për të bërë arrestimin. Pra ka pritur që të ndërtohet propaganda që filloi menjëherë pas protestës kundër Molliqajt, pra derisa të krijoheshin kushtet që arrestimi i Molliqajt të mos shkaktonte pakënaqësi”, tha ai, përcjell Telegrafi.


“Molliqaj në ditën e protestës ka qenë në shesh pas përfundimit të protestës ku ka mundur të arrestohet. Kemi shkuar në zyre bashkë ku prapë ka mundur ta arrestoj policia. Ka shkua në banesën e tij ku policia prapë ka mundur ta arrestoj ose t’ia dërgojë ftesën. Ka qenë prapë në zyre ku ne publikisht kemi thirr konferencë për media dhe policia nuk është shfaqur fare. Tek kur është krijuar momentumi, pa pranuar fare ftesë për intervistim ka kulmuar me arrestim”, deklaroi Krasniqi.

Nënkryetari i PSD-së thotë se aktivisti tjetër Adem Megjuani është paraqitur vullnetarisht në polici dhe ata e kanë arrestuar.

Krasniqi thotë se janë disa rregulla për dorëzimin e ftesës për t’u paraqitur në polici.

“Kosova e ka kodin e Procedurës Penale që e specifikon në mënyrë të qartë se si bëhet dorëzimi i ftesës. Ftesa ose i dorëzohet personalisht personit, apo e nënshkruan dikush i autorizuar nga ai”, tha tutje Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kalo në kategori