Me programin e këtij viti të prezantuar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural është ndarë buxheti prej 46 milionë euro nga Ministria e Bujqësisë. Vetëm për mbështetje të fermerëve me grante nga këto mjete janë ndarë 23 milionë euro, ose 3 milionë më shumë se vitin e kaluar.
Ndërsa, për mbështetje të fermerëve me anë të subvencioneve janë paraparë 20 milionë euro që pritet të rezultojë në shtimin e tokave në prodhimtari dhe në krijimin e 3 mijë vendeve të reja të punës.
Gjatë prezantimit të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2016 dhe programin për pagesat direkte 2016, të cilat sivjet përfshijnë në buxhet prej 46 milionë, u tha se me këtë fond të granteve për agrobizneset rriten ofertat e reja në bujqësi , forcohet rritja e konkurrencës së fermave ekzistues, avancohen linjat e reja të përpunimit dhe ngritja e standardeve të cilësisë.
Me këtë program mbështeten me anë të granteve sektori i pemëve, sektori i perimeve, sektori i mishit, sektori i qumështit, sektori i rrushit, sektori i vezëve etj. Vlera minimale e përfitimit nga fondi i granteve është 10 mijë euro, kurse maksimale 100 mijë euro.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rrural, Memli Krasniqi, tha se ky program është në shërbim të fermerëve duke arritur standardet evropiane, dhe se fazat e aplikimit në këtë vit janë në dy faza.
Me këtë program, ai pret të hapen 3 mijë vende të reja të punës me mbështetjen agrobizneseve. Derisa në vitin e kaluar sipas Krasniqit në sektorin e bujqësisë ishin punësuar 2 mijë e 500 punëtor. Ai tha me këtë fond ndikimet ishin në zëvendësimin e importit të produkteve bujqësorë që janë të mëdha.
“Këtë viti kemi një program që buxheton 3 milionë euro më shumë se sa vitin e kaluar. Ani pse ju e dini qe ne që ne mendojmë dhe besoj që ju pajtoheni, që nevojat janë që të kemi një rritje edhe më të madhe. Pra këtë vit programi për zhvillim rural do të ketë në dispozicion 23 milionë euro. Gjithsesi ne mendojmë shpesh suksesi realis ht nuk qëndron, vetëm në mjetet apo shumën financiare që kemi në dispozicion, por qëndron tek efikasiteti i zbatimit të këtij buxheti. Ne zotohemi edhe sot që transparenca e plot dhe efikasiteti në zbatim të këtij programi do të vazhdojnë të jenë objektiva jonë qendrore”, tha Krasniqi.
Ai tha se këtë viti do të ketë risi, duke i mbështetur edhe fusha të reja, bujqësinë organike dhe kulturën, të cilat sipas Krasniqit për herë të parë do të fillojnë të mbështeten nga viti 2016.
“Ne këtë vit vijmë me disa ndryshime në program duke lehtësuar në shumë vende me disa kritere që kanë qenë, e në disa raste duke i qartësuar shumë prej atyre që kanë pasur mundësi që të jenë dy kuptimësi. Është bërë një punë shumë e mirë nga ana e autoritetit menaxhues në bashkëpunim edhe me agjencinë për zhvillimin e bujqësisë dhe me departamentet e Ministrisë, për të krijuar një program me objektiva të qarta dhe me synime të arritshme para së gjithash një program që do të jetë në shërbim të fermerëve tonë”, tha Krasniqi.
Ai tha se janë të vetëdijshëm se asnjë program i kësaj natyre nuk mund të jetë i përkryer dhe mund të ketë kritere që nuk mund t’i arrijmë të gjithë, por synohet arritja graduale të standardeve të Bashkimit Evropian.
Ai ka folur edhe për arritjet e vitit të kaluar me anë të këtyre programeve, që sipas ministrit janë shtuar sipërfaqet e tokës për kultivim, ka pasur një rritje të dukshme të prodhimtarisë, e cila ka ndikuar dhe po ndikon drejtpërdrejt në arritjen e një objektivi tepër të rëndësishëm që ka zëvendësuar importet që ende janë të mëdha në sektorin agroushqimor, por po ashtu edhe në rritjen graduale të eksporteve.
Vitin e kaluar ishin hapur mbi 2 mijë e 500 vend të reja të punës në sektorin e bujqësisë. Në total janë investuar vetëm përmes programit për zhvillim rural rreth 32 milionë euro në bujqësi. 20 milionë euro nga buxheti i Ministrisë dhe 12 milionë euro të tjerë janë gjeneruar nga vet fermerët përfitues si pjesë e bashkë-investimeve të këtij programi.
Kurse, programi për drithëra të bardha për aplikim të fermerëve në këtë sektor ende nuk ka filluar aplikimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa