Krasniqi: Ka ndryshim të gjendjes, ministrat dhe Kurti kanë dhënë dorëheqje

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se ka ndryshim të gjendjes dhe është krijuar mundësia për votim të raportit për verifikim të mandatit të deputetëve.
Krasniqi tha se kërkesa e tyre u pranua, dhe se ministrat bashkë me Albin Kurtin kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.
"Kërkesa dhe rekomandimi i PDK-së është pranuar. Të gjithë ministrat dhe Kurti kanë dhënë dorëheqje individualisht. Ka një ndryshim të gjendjes, dhe na krijohet mundësia të votohet raporti për mandate", tha Krasniqi./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/04/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































