LAJMI I FUNDIT:

Krahasohen çmimet e prodhimeve ushqimore mes Gjermanisë dhe Maqedonisë

Krahasohen çmimet e prodhimeve ushqimore mes Gjermanisë dhe Maqedonisë

Frika nga rritja e madhe e çmimeve të prodhimeve bazë ushqimore bëri që Qeveria e Maqedonisë dy herë të paralajmërojë për ngrirjen e çmimeve.

Në fillim u ngri çmimi i bukës, qumështit, sheqerit, miellit, vajit të lulediellit për ushqim, qumështit, mishit, dhe më pas u paralajmërua se do të ngrihet edhe çmimi për vezët, orizit dhe makaronave. Sipas OBRM-PDUKM-së vendimi i qeverisë nuk është në kohë duke rikujtuar se ata kanë kërkuar këtë që nga pranvera e këtij viti.

Disa ekspertë në Maqedoni siç është profesori Zoran Ivanovski i cili kritikon vendimit duke thënë se kjo nuk do të ketë ndikim në zbutjen e rritjes së çmimeve. Edhe ndërmarrësit shprehen me kritika ndaj kësaj qeverie. Sipas tyre, qeveria do ta përthellojë krizën dhe në vend të mbështetjes ndaj qytetarëve, do të ketë zvogëlim të prodhimit në kompani dhe largime nga puna.


Sipas Entit Shtetëror për Statistika, çmimet e ushqimeve prodhuese në Maqedoni për vitin 2021 janë rritur për 4.8% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit paraprak.

Reporteri i Deutsche Welle të martën vizitoi marketin LIDL për të krahasuar çmimin e një pjesë të prodhimeve bazë ushqimore në Gjermani dhe Maqedoni, kurse Gjermani nuk ka ngrirje të çmimeve.

Vaj të lulediellit në Gjermani kushton 1.39 euro, ndërsa të njëjtin në Maqedoni e paguan 89 denarë ose gati 1.5 euro. Mielli në Gjermani blihet për 45 centë, ndërsa në Maqedoni për 40 denarë ose 20 cent më shumë se sa në Gjermani. Sheqeri në LIDK kushton 79 denarë, ndërsa në marktetet e vendit e kanë më lirë 40 denarë. Qumështi me 3.5% yndyrë në Maqedoni kushton minimum 50 denarë, ndërsa në Gjermani mund të gjednet pët 80 centë. Nëse bleni mish, Maqedonia është diçka më lirë.

Duke marrë parasysh se standardi gjerman është shtatë herë më i madh se i Maqedonisë, edhe pse çmimet janë gati të njëjta, megjithatë për qytetarin e Maqedonisë kjo është më shtrenjtë se sa në Gjermani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori