Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të shpallë të shtunën, më 15 mars, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt.
Njohësi i drejtës kushtetuese dhe ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu, ka komentuar këtë proces, duke theksuar se zgjatja e tij ka krijuar ndjeshmëri dhe pakënaqësi te qytetarët.
Sipas tij, ndërhyrjet e raportuara në ditën e zgjedhjeve, veçanërisht gjatë numërimit fillestar, nuk janë kuptuar plotësisht nga publiku dhe nuk janë sqaruar në mënyrë transparente nga organet përkatëse të drejtësisë.
“Procesi si i tillë është stërzgjatur, që tregon që ka pasur vonesa. Por, më tepër se kaq ka pasur edhe ndërhyrje në ditën e zgjedhjeve, në momentin e llogaritjes së rezultateve preliminare. Dhe kjo ndërhyrje nuk është kuptuar sa duhet nga opinioni publik, se a ishte ndërhyrje teknike, digjitale, hakerike apo ishte më shumë se kaq. Dhe po ashtu nga organet e ndjekjes që kanë qenë në kujdestari, mbi 100 e ca prokurorisë, nuk kemi një rrjedhë të transparencës, për të ditur se çfarë ka ndodhur për arsye se ishte moment i rëndësishëm. Dhe ai shkaktoi jo vetëm ndërprerjen e pritshmërive, ndjeshmëri për të mos thënë pakënaqësi të qytetarët”, ka thënë Baraliu në FIVE të Dukagjinit.
Megjithatë, Baraliu vlerëson se, pavarësisht vonesave, procesi nuk është i cenuar në mënyrë serioze, pasi nuk ka më ankesa të hapura në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) apo në Gjykatën Supreme.
“Por, filluan edhe vonesat nga faktorë dhe shkaqe të tjera. Numërimi, rinumërimi e kërkesa të ndryshme. Është i stërzgjatur procesi padyshim, por nuk është i cenuar. Sepse të gjitha kërkesat e deritanishme që ka paralajmëruar KQZ-ja se do ta shpallë nesër rezultatin përfundimtar, kjo nënkupton se nuk ka procese, ankesa në PZAP dhe në Gjykatën Supreme. Dhe pa marrë parasysh vonesat, nuk është hera e parë që po vonohemi, kësaj radhe pak më shumë, por me rëndësi është proces të mos jetë i cenuar dhe dëmtuar seriozisht”, ka shtuar Baraliu./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës