LAJMI I FUNDIT:

KQZ përditëson rezultatet e votave nga diaspora – LVV prin me 49.30%

KQZ përditëson rezultatet e votave nga diaspora – LVV prin me 49.30%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e votave të dërguara me postë nga diaspora, ndërsa procesi i numërimit vazhdon.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara më 1 mars 2025 në orën 17:14, janë numëruar 44 nga 188 kuti votimi, ose 23.40% e totalit.

Rezultatet paraprake tregojnë një epërsi të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka marrë 5,970 vota nga diasporë (49.30%).


Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës
Lexo po ashtu Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 29.19% ose 3,535 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 980 vota (8.09%).

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila garon në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe Konservatorët, ka marrë 5.86% ose 710 vota, ndërsa Socialdemokratska Unija (SDU) ka siguruar 2.11%.

Procesi i numërimit po vazhdon dhe pritet që me përfundimin e tij të ketë një pasqyrë më të qartë të rezultatit përfundimtar të votave nga diaspora.

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?
Lexo po ashtu ​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, KQZ do të fillojë numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Ky proces pritet të zhvillohet në ditët në vijim, me qëllim që të përmbyllet sa më shpejt dhe të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Në përgjithësi, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 104 mijë e 924, prej të cilëve 20 mijë e 324 ishin regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike dhe votuan 15 mijë 352, ndërkaq për votimin përmes postës ishin regjistruar 84,600 shtetas.

Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ-së, numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12 mijë e 801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta. Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597 vota./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Politikë
Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Lajme
Kalo në kategori