LAJMI I FUNDIT:

KQZ-ja vendos të mos i përfshijë në rezultatin përfundimtar dy vendvotime

KQZ-ja vendos të mos i përfshijë në rezultatin përfundimtar dy vendvotime
Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që dy vendvotime të mos përfshihen në rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Kështu u mor vendim në mbledhjen e radhës së KQZ-së, ashtu siç rekomandoi Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, për shkak se siç u tha, në këto vendvotime kishte mospërputhje mes fletëvotimeve dhe nënshkrimeve.

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, tha se rekomandojnë që të mos përfshihen këto dy vendvotime në rezultatin përfundimtar.


“Kemi dy raste, ku edhe pse janë rinumëruar, prapë kanë përfunduar në auditim. Është fjala për një vendvotim në Vushtrri, ku edhe pas verifikim, rezulton se janë 5 fletëvotime më shumë se nënshkrime. Edhe në Mitrovicën e Veriut pothuajse është i njëjti rast, vetëm se janë 10 fletëvotime më shumë sesa nënshkrime. Rekomandimi është të mos përfshihen në rezultatet përfundimtare. Ndryshe, gjithë materialet e tjera janë të procesuara në bazën e të dhënave. Në gjendjen që janë, ato vendvotime nuk mund të procedohen si të rregullta”, tha Ahmetaj.

Në mbledhjen e KQZ-së, u mor vendimi që këto vendvotime të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori