Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e radhës, ku ka dhënë detaje rreth pjesëmarrjes së votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se deri në orën 15:00 pjesëmarrja e votuesve është 20.78%, raporton Telegrafi.


Sa i përket votimit me asistencë, Radoniqi theksoi se kjo është e garantuar me ligj dhe rregullore, por për të shmangur parregullsitë, personat që votojnë me asistencë duhet të dëshmojnë me dokument përkatës. /Telegrafi/