Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur plotësisht numërimin e votave në komunën e Suharekës, duke procesuar 87 nga 87 vendvotime, që përfaqësojnë 100% të rezultatit përfundimtar preliminar.

Sipas të dhënave zyrtare, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bali Muharremaj, ka fituar garën për kryetar të komunës me 55.60% të votave, që korrespondojnë me 11,640 vota.


Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ardian Shala, ka marrë 44.40% të votave, ose 9,295 vota.

Me këtë rezultat, Muharremaj siguron mandatin e tretë radhazi në krye të komunës së Suharekës, duke konfirmuar mbështetjen e fortë të elektoratit për qeverisjen e tij dhe për AAK-në.