LAJMI I FUNDIT:

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Kanë kaluar 15 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se është duke punuar sipas planifikimeve të miratuara për shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se synojnë që rezultatet të shpallen edhe më herët se afati i paraparë.

Sipas këtij plani, rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët pritet të shpallen pasi të shqyrtohen të gjitha ankesat eventuale në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe Gjykatën Supreme.


Ai ka dhënë detaje edhe për votat nga diaspora.

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve
Lexo po ashtu Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

“Sipas të dhënave preliminare, procesi i vlerësimit apo verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë Kosovës ka përfshirë rreth 69 mijë pako, prej të cilave janë aprovuar rreth 63 mijë, ndërkaq janë refuzuar rreth 4 mijë e 900”, tha Elezi.

Ai shpjegoi se arsyet e refuzimit të këtyre fletëvotimeve lidhen kryesisht me mosplotësimin e kritereve, si dërgimi nga persona të cilët janë anuluar gjatë procesit të regjistrimit si votues jashtë Kosovës, mungesa e dëftesës së regjistrimit, dërgimi i njëjtit votim më shumë se një herë apo fletëvotimet e dërguara nga persona të ndryshëm në të njëjtën pako.

Poashtu nga diaspora  ishin regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike dhe 20,324 mërgimtarë.  Nga 20,324 persona të regjistruar në përfaqësi diplomatike, kanë votuar 15,352 votues.

Aktualisht, KQZ po bën skanimin e listës së votuesve të nënshkruar në vendvotimet e rregullta, me qëllim të krahasimit me votuesit nga vendvotimet me kusht.

Zëdhënësi i KQZ-së u shpreh poashtu se numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12,801 të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta.

Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është: 2,597 vota. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori