Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 100 në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në fillim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin e grupit të parë me 283 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025, si në vijim:


INSTITUCION VENDOR:

1. Avokati i Popullit – 66 vëzhgues.

PËRFAQËSI DIPLOMATIKE:

1. Abasada e Mbretërisë së Bashkuar – 7 vëzhgues;

2. Ambasada e Japonisë në Kosovë – 3 vëzhgues.

ORGANIZATA JO-QEVERITARE:

1. Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN – 46 vëzhgues;

2. Interneës Kosova– 22 vëzhgues;

3. D4D– 7 vëzhgues;

MEDIA VENDORE:

1. RTV DUKAGJINI– 48 vëzhgues;

2. Radio Televizioni 21– 27 vëzhgues;

3. Gazeta Nacionale– 10 vëzhgues;

4. Portali SuharekaOnline– 4 vëzhgues;

5. Telegrafi.com – 9 vëzhgues;

6. RTV PULS D.O.O – 7 vëzhgues;

7. VIM INFO DOO – 7 vëzhgues;

MEDIA NDËRKOMBËTARE:

1. Deutsche Welle albanian section – 1 vëzhgues;

2. Radio Evropa e Lirë – 7 vëzhgues;

3. European Pressphoto Agency – 1 vëzhgues;

4. Union of Albania Journalis–1 vëzhgues;

Periudha e aplikimit për akreditim të vëzhguesve, e cila ka filluar më 5 dhjetor, do të përfundojë më 20 dhjetor 2025.

Gjatë kësaj periudhe 16-ditore, subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim, sipas të cilit, qytetarët me të drejtë vote mbi 80 vjeç, të cilët aplikojnë për regjistrim si votues me nevoja të veçanta për të votuar përmes ekipeve mobile në ditën e zgjedhjeve, nuk kanë nevojë të paraqesin/bashkangjesin certifikatën e paaftësisë apo diagnozës mjekësore.

Sipas ndryshimit të bërë, regjistrimi mund të bëhet vetëm duke paraqitur dokumentin e vlerfshëm të identifikimit dhe fotografinë e votuesit duke bajtur në dorë dokumentin identifikues. Duke u mbështetur në të dhënat nga lista votuese e certifikuar nga KQZ, numri i qytetarëve me të drejtë vote mbi 80 vjeç është 48,977 votues.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori edhe këto vendime: Vendim për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal të komunës së Hanit të Elezit; dhe Vendim për miratimin e plotësimit të planit të rekrutimit të stafit të përkohshëm për organizim të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, 28 dhjetor 2025. /Telegrafi/