Kovacic ishte vonë për stërvitje, Tuchel u kujdes që t’i tregonte me shaka se sa ishte vonuar

Futbollisti kroat Mateo Kovacic është vonuar në një nga seancat e fundit stërvitore të Chelseat, të cilën trajneri Thomas Tuchel e ka shfrytëzuar për të bërë shaka me mesfushorin.
Kovacic është një nga lojtarët më të rëndësishëm në mesfushën e Chelseat dhe përveç kësaj ai është një punëtor i madh që tregohet edhe me rezultate e klubit në fushë.
Për të gjitha këto të mira, tifozët e duan, ndërsa as Thomas Tuchel, nuk mund të inatosen me të, edhe pse ai ishte vonë në një nga seancat e fundit stërvitore.
Futbollisti kroat është vonuar për 19 minuta dhe Thomas Tuchel ka vendosur të bëjë shaka me të.
Video është marrë nga dhoma e zhveshjes së Chelseat ku Tuchel i thoshte kroatit se kjo nuk ishte e pranueshme.
"Stërvitja është në orën 11:00, dhe ai ka veshur këpucët e futbollit në orën 11:19. Kjo nuk është e pranueshme", shihet duke thënë Tuchel, ndërsa Kovacic nuk kishte asnjë koment.
Edhe pse bëhet fjalë për shaka, futbollisti kroat dukej nga reagimi, se nuk ishte i gëzuar që ishte vonuar. /Telegrafi/






















































