LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Ministrat janë duke punuar në të gjitha opsionet për rregullimin e pagave të funksionarëve

Kovaçevski: Ministrat janë duke punuar në të gjitha opsionet për rregullimin e pagave të funksionarëve

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se ministrat e punës dhe politikës sociale, të financave, të administratës dhe shoqërisë informatike, të drejtësisë dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike tashmë janë duke punuar në të gjitha opsionet në lidhje me pagat e funksionarëve.

“Pasi të përfundojnë analizat, ato do të prezantohen në seancë të Qeverisë”, tha Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski, i cili sot mori pjesë në hapjen e laboratorit të forenzikës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, theksoi se në lidhje me këtë çështje duhet të merren parasysh të gjitha aspektet e autoriteteve të pavarura në vend.


“Ky problem tashmë është rregulluar në shtatë ligje, jo vetëm në një, dhe do të duhet të kenë parasysh të gjitha aspektet e autoriteteve të pavarura në vend për rregullimin e pagave dhe për modelin që do të zbatohet. Sapo të përfundojnë me analizat dhe me propozimin, ministrat do të vijnë në seancën e qeverisë dhe do të mund të prononcohen dhe pastaj propozimi do të dërgohet në Kuvend”, tha Kovaçevski.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori