LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Marrëveshjet që po i nënshkruajmë sot janë investim për të ardhmen

Kovaçevski: Marrëveshjet që po i nënshkruajmë sot janë investim për të ardhmen

Marrëveshjet që po i nënshkruajmë sot janë investim për të ardhmen, forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe marrëdhënieve mes popujve të Ballkanit, ka shkruar në profilin e tij në Facebook lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i cili është pjesë e takimeve të iniciativës “Ballkani i Hapur” me Kryeministri Zoran Zaev në Tiranë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kompanitë dhe qytetarët e vendeve të rajonit përfitojnë kushte të lehtësuara për lëvizje, punë dhe tregti sipas shembullit të vendeve evropiane. Besoj se kjo nismë do të zgjerohet, do të forcohet dhe do të kontribuojë për një Ballkan ekonomikisht të qëndrueshëm dhe të zhvilluar. Në Samitin e sotëm të nismës “Ballkani i Hapur” janë duke u nënshkruar disa marrëveshje shumëpalëshe dhe dypalëshe:

Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor,


Marrëveshja e interkonjeksionit për identifikimin elektronik të qytetarëve,

Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mjekësisë veterinare, sigurisë ushqimore dhe politikës fitosanitare,

Marrëveshjet për njohjen e miratimeve për Operatorin e Autorizuar Ekonomik për siguri”, njofton Kovaçevski.

Në Samit kryeministri Zoran Zaev deklaroi se nisma “Ballkani i Hapur” nuk do të lë peng Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut nga dështimet e BE-së për të integruar këta vende në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori