Kourtney Kardashian u shfaq në Instagram të dielën (10 prill) për të ndarë një përmbledhje fotosh me 169 milionë ndjekësit e saj.

Më e madhja nga vëllezërit e motrat Kardashian, 42 vjeçarja, shkroi në mbishkrimin e fotove "një javë në jetë", duke e shoqëruar me 'emoji' të shumta.


Themeluesja e “Poosh” filloi koleksionin e fotografive me një foto të përbashkët të saj dhe të fejuarit të saj Travis Barker ku shihen në një kishë dasme në Las Vegas.

kourtneykardash 278037157 386327876834970 5031262134951909953 n Foto: Kourtney Kardashian/Instagram

Gjithashtu përfshiheshin në formacion fotografi nga ngjarja “Camp Poosh” e yllit televiziv të mbajtur në Palm Springs javën e kaluar.

Çifti kishin veshje të ngjashme me kapele, të dy e çuan koordinimin e tyre në një nivel tjetër duke i përshtatur edhe xhinset e tyre.

kourtneykardash 278110448 654432042312056 4534311940259031210 n Foto: Kourtney Kardashian/Instagram

Ata gjithashtu përshtatën atletet bardh e zi të stilit Chuck Taylor.

Në njërën nga dy imazhet, të fejuarit kanë ndarë një puthje teksa janë ulur në një karrige në event.

kourtneykardash 278106510 1255142891684752 5459415362011231904 n Foto: Kourtney Kardashian/Instagram

Postimi vazhdon me një fotografi të të dyve duke ecur së bashku në një korridor ndërsa Travis mbështillte një krah rreth Kourtney.

Ajo është marrë gjatë udhëtimit të tyre të fundit në Las Vegas për ceremoninë e çmimeve “Grammy 2022”, ku Travis performoi.

kourtneykardash 278008621 4860154084081704 5724655859020805839 n Foto: Kourtney Kardashian/Instagram

Më shumë foto, të cilat u shpërndanë më parë në InstStoryn e ish-yllit të “Keeping Up With the Kardashians”, përfshinin foto të vendeve dhe ambienteve ku ato qëndruan gjatë ditëve të fundit.

Kujtojmë që kjo është martesa e parë e Kourtney Kardashian e cila është nënë e tre fëmijëve nga lidhja me Scott Disick. /Telegrafi/

kourtneykardash 278144025 518337336360464 2675280303423251920 n Foto: Kourtney Kardashian/Instagram