Kourtney Kardashian dhe i fejuari i saj Travis Barker dëshmuan se janë një çift ideal teksa shijuan një natë në Nobu Malibu të mërkurën në mbrëmje (23 mars).

Çifti u panë në veshje të ngjashme lëkurë të zezë ndërsa mbërritën në restorantin ku Khloe Kardashian po organizonte një festë për markën e saj të xhinseve “Good America”.


Kimia mes tyre ishte e dukshme pasi Kourtney, 42 vjeç, dhe Travis, 46 vjeç, mbërritën në destinacionin luksoz të kapur për dore dhe duke ndarë herë pas here puthje.

55757359 0 image a 17 1648139648661

Themeluesja e “Poosh” dhe dashuria e saj dukeshin një kombinim perfekt me veshjet e tyre të përshtatshme prej lëkure, shkruan DailyMail.

55757357 10648865 Edgy Travis accessorized the look with a chain choker necklace a 15 1648143496495

Kourtney dukej e mahnitshme në të zeza të cilën e përshtati me një pjesë të sipërme me print leopardi dhe të tejdukshme.

55757355 0 image a 30 1648139796602

Ajo kishte veshur një xhaketë të zezë dhe pantallona të gjera me print aligator, ndërsa Travis shfaqte tatuazhet e tij në gjoks me një trupore të zbërthyer teksa vuri në pah një gjerdan me zinxhir.

Siç ata e kanë bërë të diut gjithmonë, çifti nuk i është shmangur asnjëherë shprehjes së dashurisë për njëri-tjetrin në publik.

55757341 0 image m 49 1648139924852

Dhe historia e dashurisë së çiftit do të vazhdojë të shfaqet në ekran nnë serialin e ardhshëm Hulu, “The Kardashians”.

55757339 0 image a 53 1648139944007

Një ‘trailer’-in e ri për serialin, Kourtney zbuloi planet për fëmijën e saj të katërt teksa ajo vizitoi një mjek me Travis.

Kujtojmë që Kourtney ka tre fëmijë me ish-in e saj Scott Disick: djalin Mason, vajza Penelope, dhe djali tjetër Reign.

55757331 0 image a 43 1648139896260

Ndërkohë, edhe Travis gjithashtu ka tre fëmijë me ish-gruan e tij Shanna Moakler. /Telegrafi/

55757343 0 image a 50 1648139934778