Kounde dhe Balde do t’i mungojnë gjatë Barcelonës

Barcelona pësoi dy goditje të mëdha në mbrojtje gjatë fitores së tyre në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Atletico Madridit.
Jules Kounde ndjeu shqetësime në muskulin e kofshës së majtë në fillim të ndeshjes dhe u desh të zëvendësohej në minutën e 13-të.
Alejandro Balde, i cili e zëvendësoi atë, u largua nga fusha duke qarë rreth minutës së 70-të, pasi pësoi të njëjtin dëmtim në muskujt e kofshës së majtë (biceps femoris).
Të dy mbrojtësit e krahut do të mungojnë për një kohë të gjatë, në pritje të konfirmimit përfundimtar nga testet mjekësore.
❌Flick pierde más de un mes a sus laterales titulares Koundé y Balde
✍️@scapde_45 https://t.co/KonKxlxPu9
— Diario SPORT (@sport) March 4, 2026
Sipas Diario Sport, Balde pritet të mungojë për 5-6 javë, duke e lënë jashtë deri në mesin e prillit dhe duke humbur pushimin ndërkombëtar plus disa ndeshje kyçe.
Kounde do të mungojë të paktën një muaj (4 javë) jashtë fushave, duke e bërë atë të padisponueshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Neëcastle dhe ndeshjet në La Liga kundër Athletic Bilbao, Rayo Vallecano dhe Sevilla.
Lëndimet vijnë pas fitores mbresëlënëse 3-0 të Barcelonës në ndeshjen e dytë, e cila i la tifozët dhe lojtarët krenarë pavarësisht eliminimit me rezultat përfundimtar 4-3. /Telegrafi/




















































