Koulibaly tregoi ndaj Interit se përse u shpall mbrojtësi më i mirë në Serie A

Kalidou Koulibaly ka treguar se përse është emëruar mbrojtësi më i mirë në Serie A për këtë sezon, pasi e ka shpëtuar Napolin në disa raste nga humbja.
Napolitanët ishin duke udhëhequr 2-0 ndaj Interit në minutën e 67-të, kur Lautaro Martinez kaloi Orestis Karnezis, duke mbetur me portën e zbrazur, por që senegalezi ishte aty në momentin vendimtar.
Koulibaly arriti shpejtë te vija e portës, për ta shpëtuar në momentin e fundit skuadrën e tij nga goli që do ta ngushtonte epërsinë.
https://twitter.com/Abdulghaleiw/status/1130238791015444480
Senegalezi arriti të reagonte shpejtë, duke e larguar topin në momentet e fundit. Ky veprim i tij bëri që i gjithë stadiumi ta duartrokiste edhe pse ajo fitore nuk ishte e rëndësishme për Napolin.

Napolitanët e mposhtën Interin 4-1, për t’ua rrezikuar vendin për në Ligën e Kampionëve, gjersa ka mbetur edhe një xhiro deri në fund të sezonit 2018/19. /Telegrafi/





















































