LAJMI I FUNDIT:

Kostum seksi i Blake Lively-t me të cilin nuk vesh sytjena

Kostum seksi i Blake Lively-t me të cilin nuk vesh sytjena

Aktorja amerikane është shfaqur me një kostum ngjyrë vjollce me një dekolte provokuese

Nën xhaketën elegante ajo kishte veshur një kombinezon me pjesën e sipërme tërheqëse mëndafshi dhe shumica komentuan se shkëlqente vërtet, transmeton Telegrafi.


Aktorja bukuroshe u shfaq në tapetin e kuq me bashkëshortin e saj Ryan Reynolds, me të cilin ka tre fëmijë dhe të dy erdhën për të mbështetur Hugh Jackman, i cili është ylli i muzikalit.

Blake ndau të gjitha detajet e kësaj veshjeje të dizajnuar në mënyrë të përsosur me ndjekësit e saj në Instagram.

Në plan të parë ishte një xhaketë elegante dhe kombinezoni me një dekolte provokuese, ndërsa aktorja kompletoi gjithçka me vathë të mëdhenj me zirkon, një unazë jeshile me gurë të çmuar, por edhe flokët e harlisura me onde i shkonin në mënyrë perfekte.

Kostumi për të ishte bërë me porosi nga stilisti Sergio Hudson dhe i kushtoi asaj rreth 1300 euro.

Shumë fansa u kënaqën me linjën e lakmueshme të aktores, e cila u theksua më tej nga nuancat ngjyrë lejla, ndërsa modelja Gigi Hadid e komentoi postimin e saj “Më e bukura”.

View this post on Instagram

A post shared by Blake Lively (@blakelively)

Sa ju pëlqeu zgjedhja e aktores për tapetin e kuq? /Telegrafi/