LAJMI I FUNDIT:

KOSTT-i tregon se pse u ndërpre rryma gjatë transmetimit të debatit për demarkacionin!

KOSTT-i tregon se pse u ndërpre rryma gjatë transmetimit të debatit për demarkacionin!

KOSTT e pranon se ka pasur ndërprerje të rrymës mes 40 e 60 minuta në disa pjesë të vendit, për shkak të një lidhjeje të shkurtër kalimtare në largpërçuesin e tensionit të lartë që lidh dy pjesë të qytetit të Prizrenit.

“Pushteti po e ndal rrymën që qytetarët të mos i shohin faktet për demarkacionin”
Lexo po ashtu “Pushteti po e ndal rrymën që qytetarët të mos i shohin faktet për demarkacionin”

“Si pasojë e kësaj rënie është shkaktuar mbingarkesë në rrjetin transmetues dhe në ora 12:43 kanë rënë nga puna largpërçuesit LP 118/5 NS Prishtina 4 – NS Ferizaj 1, LP 112/1 NS Kosova A – NS Lipjan, LP 184/1 NS Prishtina 4 – NS Gjilan me ç’rast kanë mbetur pa tension Nënstacionet: NS 110/35/10 (20) kV Prizren 1, NS 110/10 kV Prizren 3, NS 110/35/10 (20)kV Theranda, NS Ferizaj 1, NS 110/35/10 kV Viti, NS 110/10 (20) Gjilan5, NS 110/35/10 kV Gjilan 1, NS 110/10 (20) kV NS Berivojca dhe NS 110 kV Sharri”, thuhet në komunikatën e KOSTT-it.


Ndërkaq, “rajoni i Ferizajt kishte situatë të rëndë të furnizimit me energji elektrike për shkak të punimeve në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup”.

KOSTT-i thotë se ndërprerja e energjisë elektrike ka zgjatur në mes të 40 dhe 60 minutave.

Ndërprerja e energjisë elektrike është ngritur gjatë ditës nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha. Sipas tij, rryma është ndalur në kohën kur argumentet për çështjen e demarkacionit po i paraqiste Shpejtim Bulliqi, i cili ndonëse është deputet nga radhët e LDK-së, ka dalë kundër Komisionit Shtetëror për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi.