LAJMI I FUNDIT:

Kosovës i shtohen 100 noterë të rinj, Haxhiu: Provimi ishte profesional si asnjëherë më parë

Kosovës i shtohen 100 noterë të rinj, Haxhiu: Provimi ishte profesional si asnjëherë më parë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se janë emëruar 100 noterë të rinj.

Haxhiu ka thënë se sot ka nënshkruar vendimet për emërimin e tyre, duke bërë të ditur se do të publikohen të hënën në webfaqen e kësaj ministrie.

“100 noterë të rinj iu shtuan vendit tonë me ç’rast sot kam nënshkruar edhe vendimet për emërimin e tyre, ndërsa për shkak të mosplotësimit të kushteve emërimi i 6 kandidatëve të tjerë për noter është refuzuar. Vendimet do të publikohen të hënën në webfaqen e Ministrisë së Drejtësisë.”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.


Ajo tutje ka thënë se ky proces i Provimit të Noterisë ka qenë ndër proceset më transparente e profesionale të organizuara ndonjëherë.

“Për shkak të përvojave të hidhura në të kaluarën, ky proces i Provimit të Noterisë ka qenë ndër proceset më transparente e profesionale të organizuara ndonjëherë. Me përzgjedhjen e 100 noterëve të rinj kemi dëshmuar që edhe mund t’i përmbushim nevojat e qytetarëve por edhe meritokracinë. Falënderoj Komisionin për Provimin e Noterisë, Komisionin për përzgjedhjen e noterëve dhe stafin mbështetës të Ministrisë për punën dhe angazhimin e tyre profesional.”, ka theksuar Haxhiu.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Lajme
Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori