LAJMI I FUNDIT:

Kosovari i vrarë në Francë është nga Gjakova

Kosovari i vrarë në Francë është nga Gjakova

Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Mulhouse të Francës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45 në një ndërtesë të vogël banimi në rrugën “Rue des Juifs”, në lagjen Dornach, por është raportuar tani nga mediet franceze.

Kanë qenë fqinjët ata të cilët e kanë dhënë alarmin pasi kanë dëgjuar të shtënat me armë.

Telegrafi mëson se i vrari është S.N., nga fshati Skivjan, i komunës së  Gjakovës.

S.N, para se të vritej, kishte pasur një bisedë më autorin e krimit para derës së shtëpisë, ku ndodhej dhe familja e tij.

Më pastaj autori e kishte qëlluar me tre plumba në sy të familjes, gruas dhe fëmijëve.

Menjëherë pas ngjarjes është lajmëruar ambulanca të cilin e ka dërguar në spital.

Mjekët, në Mulhouse, ia kanë hequr dy plumba nga trupi, ndërsa plumbi i tretë i kishte prekur zemrën gjë që ka bërë që të mos i mbijetojë plagëve të marra.

Kosovari S.N., kishte jetuar  20 vite në Francë.

Ndërkaq, autoritet franceze, kanë bastisur shtëpinë e dorasit për të cilën nuk dihet identiteti tij, duke gjetur armë, pasaporta të ndryshme.

Sipas një të afërmi të kosovarit, viktima S.N., disa herë ishte ankuar në polici lidhur me rastin por që nuk ishte ndërmarrë asgjë konkrete.

Autori i krimit është një person 35-vjeçar, i cili është ende në arrati dhe i kërkuar nga policia/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori