LAJMI I FUNDIT:

Kosova do të jetë e pranishme në Samitin e Sofjes

Kosova do të jetë e pranishme në Samitin e Sofjes

Zëvendëskryeministri i vendit, Behgjet Pacolli dhe zëvendëskryeministrja Ekaterina Zaharieva gjatë një takimi në Sofje kanë folur për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve

Pacolli falënderoi institucionet bullgare për ndihmën e deritanishme për Kosovën, duke kërkuar mbështetjen e këtij vendi dhe në kuadër të Samitit të Sofjes, që ai e quajti “Samitin më të rëndësishëm evropian për vendet e Ballkanit, pas atij të Selanikut të 2003-it.

Zëvendëskryeministri Pacolli e quajti shumë të suksesshme Presidencën bullgare të Bashkimit Evropian.


“Ne e dimë se ju keni marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e rajonit, njëjtë me Serbinë, si dhe me ne, diçka që ju krijon hapësirë për të ndihmuar dialogun mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, tha kryediplomati kosovar.

Pacolli edhe në këtë takim foli për liberalizimin e vizave, duke thënë Kosova i ka përmbushur kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian.

Ndërkaq, zëvendëskryeministrja bullgare Ekaterina Zaharieva tha se do të angazhohet që në samitin e Sofjes të merrnin pjesë gjithë të ftuarit e nivelit të lartë nga BE dhe Ballkani Perëndimor.

Sa i takon pjesëmarrjes së Kosovës në këtë samit, ajo tha “ne do të gjejmë një mënyrë që të ruajë koherencën, elementët protokollarë të një forumi të Bashkimit Evropian, dhe duke respektuar dinjitetin e Kosovës”.

Dy homologët trajtuan edhe çështjen e ndihmës së Bullgarisë në shtet-ndërtimin e Kosovës, rritjen e pranisë së kompanive nga ky vend, ashtu dhe ndërmjetësimin bullgar për zhbllokimin e Marrëveshjes së Interkonieksionit midis Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori