LAJMI I FUNDIT:

Kosova sivjet kryeson me tri nisma rajonale

Kosova sivjet kryeson me tri nisma rajonale

 Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot gjatë ditës në takim ambasadorët e disa prej vendeve anëtarë të nismës rajonale të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Republika e Kosovës nga 8 korriku 2019 do të marr kryesimin e nismës rajonale të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), është e rëndësishme të theksohet se kjo po ndodh në të njëjtin vit kur Kosova tashmë ka kryesimin me Fondin e Ballkanit Perëndimor (WBF) dhe me Iniciativën Rajonale të Migracionit, Azilit dhe Refugjatëve (MARRI).

Pacolli vlerësoi se SEECP gjatë kryesimit të Kosovës në detyrë do të zhvillohet më tej si një shprehje e solidaritetit dhe përpjekjeve të shteteve pjesëmarrëse për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin midis tyre dhe shteteve dhe strukturave tjera euroatlantike, transmeton Telegrafi.


“Ne jemi të vetëdijshëm se do të ketë vëmendje shtesë ndaj Kosovës dhe rajonit në përgjithësi gjatë kryesisë tonë në SEECP. Unë jam shumë i vetëdijshëm për sfidat që do të kemi për shkak të marrëdhënieve të Kosovës me disa nga anëtarët”, tha ministri Pacolli, duke shtuar se ideja dhe synimi i Kosovës është që të përballojë këtë vëmendje në një mënyrë pozitive.

Pacolli, po ashtu, potencoi se Kosova është e vendosur të prodhoj lajme pozitive jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin, gjatë kryesimit me SEECP.

Ai bëri të ditur të pranishmëve se prioritetet e Republikës së Kosovës do të jenë promovimi i kulturës dhe artistëve të rinj, si dhe të trashëgimia kulturore dhe harmonia fetare.

Vendet anëtarë të SEECP janë Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Moldavia dhe Rumania.

Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori