LAJMI I FUNDIT:

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me marrëveshje për zonën e mbrojtur të përbashkët

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me marrëveshje për zonën e mbrojtur të përbashkët

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Qeverinë e Shqipërisë, Mirela Kumbaro dhe ministri i mjedisit në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini, kanë nënshkruar në Tiranë, memorandumin për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët ku përfshihet Korab-Koritniku, Sharri, Mavrova dhe Mali i Sharrit, krejt kjo për t’i dhënë më shumë jetë parkut më të madh ndërkufitar në Evropë me një sipërfaqe që i kalon 240 mijë hektarë.

Aliu ka shkruar në Facebook se janë të bindur se një marrëveshje ndërkombëtare është thelbësore për ruajtjen e vlerave të jashtëzakonshme mjedisore, ekonomike, shkencore dhe kulturore.


“Të bindur se një marrëveshje ndërkombëtatare është thelbësore për ruajtjen e vlerave të jashtëzakonshme mjedisore, ekonomike, shkencore, kulturore dhe estetike për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm, me qëllimin kryesor që të zhvillojmë, promovojmë, menaxhojmë e ruajmë zonat tona të mbrojtura ndërkufitare”, ka shkruar Aliu.