Komisioni për Buxhet dhe Financa mbajti takim me akterët relevantë, për çështjen e Kartonit të gjelbër ku u tha se mos anëtarësimi i Kosovës në OKB po e pamundëson pajisjen me Karton të Gjelbër.
Derisa u bë e ditur se 60 mijë vetura në vend janë të pasiguruara. Për këtë u kërkua që shumë shpejt të gjendet një zgjidhje alternative për çështjen e kartonit të gjelbër.
Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, tha se brenda një periudhe shumë të shkurtër duhet gjetur një zgjidhje alternative për të zgjidhur çështjen e Kartonit të Gjelbër, derisa shtoi se 20 përqind e veturave të paregjistruara është një shifër alarmante e cila duhet të ulet.
“Është absurde që 20 vjet pas luftës qytetarët të mos pajisen me karton dhe është turp që diaspora të vazhdojë të paguajë”, tha ai.
Sipas tij, kjo do të jetë çështje jetike në periudhën e liberalizimit të vizave.
Deputeti Naser Osmani, tha se tash Kosova ka hyrë në një fazë tjetër, të kartonit të gjelbër, pasi që qytetarët e Kosovës duhet të paguajnë 250 euro për një muaj në Kroaci.
“Kam përshtypjen se çështja e kartonit të gjelbër ka mbetur pa u zgjidhur si rezultat i mungesës së vullnetit”, u shpreh ai.
Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, theksoi se kanë mbetur dy çështje të brendshme për t’u zgjidhur, e që sipas tij, ka mbetur për t’u rregulluar çështja e automjeteve të pasiguruara.
“Lejohet vetëm 5 përqind të jenë automjete të pasiguruara, ndërsa ne e kemi 20 përqind. Kjo është një detyrë shtëpie që duhet ta kryejmë dhe për këtë duhet të ketë vetëm vullnet politik për të zgjidhur këtë problem. Dhe çështja tjetër që ne është dashtë me e ngritë është një reklamë apo fushatë për të informuar publikun brenda 5-6 muaj dhe nuk ka kosto shumë të lart”, tha ai.
Ndërsa Fatmir Gashi, zëvendësministër i Financave, tha se Kosova duhet të arrijë të realizojë edhe disa kritere të jashtme e që është nënshkrimi i Traktatit të Vjenës dhe prefiksi.
“Ne duhet të kemi një targë, ndërsa i kemi tri. Duhet ta nënshkruajmë Traktatin e Vjenës dhe një variantë e cila është diskutuar në BE është që të nënshkruajmë një marrëveshje me Unionin Evropian, ku hiqet pagesa që diaspora duhet të paguajë për të hyrë në vendin tonë. Pa qenë anëtarë të OKB është e pamundur të bëhemi anëtar të kartonit të gjelbër”, tha ai.
Ndërsa, Guvernatori Fehmi Mehmeti, tha se nuk i sheh këto si çështje problematike. Ai tha se në rast se Kosova nuk arrin të marrë kartonin e gjelbër do të shikohet të gjendet një zgjidhje alternative. /KP /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre