Përfaqësuesja e Kosovës ka rikthyer shkëlqimin e humbur, pasi ka bindur me lojë dhe gjithçka tjetër në dy ndeshjet e fundit miqësore apo të parat në drejtimin e përzgjedhësit të ri, Alain Giresse.
“Dardanët” patën një vit relativisht të dobët më 2021, pasi nën drejtimin e zviceranit Challandes, humben shkëlqimin dhe ishin larg skuadër që pritej të ishte garuese.
Përfaqësuesja e Kosovës në 14 ndeshje gjatë vitit të kaluar (dy të fundit nën drejtimin e Primoz Gliha), humbi gjysmën apo shtatë, barazuan dy dhe fituan pesë.
Fitoret erdhën ndaj Lituanisë, San Marinos, Maltës, Gambisë dhe Gjeorgjisë, ndërsa barazuan me Greqinë në dy ndeshje.
Në anën tjetër, Kosova humbi dy herë nga Suedia dhe Spanja, si dhe nga një herë u mposht nga Guinea, Gjeorgjia dhe Jordani, shkruan Telegrafi.

Megjithatë, ajo çfarë ishte më shqetësuese ishte se Kosova nuk arriti të ishte garuese në ndeshjet zyrtare kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”, duke mbyllur Grupin B në vendin e fundit dhe me vetëm pesë pikë.
Deshtimi në kualifikimet e Kupës së Botës bën që Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) të mendoj seriozisht për ndryshime, pasi ato ishin më se të nevojshme.
Ndryshimet filluan me shkarkimin e Challandes më 13 tetor dhe më 23 shkurt të këtij viti në vend të tij erdhi përzgjedhësi i ri, francezi i njohur Alain Giresse.
Me ardhjen e Giresse në krye të “Dardanëve”, si duket ka ardhur edhe një atmosferë e re, energji e re dhe ekipi po tregon një fytyrë krejtësisht tjetër për dallim nga ajo e vitit të fundit të Challandes.
Indikatori më i mirë janë dy ndeshjet e fundit të Kosovës, apo dy të parat të Giresse në krye të ekipit përfaqësues të zhvilluara këtë muaj.

Në ndeshjen e parë në Prishtina, Kosova e Giresse mposhti me rezultat të thellë 5-0 Burkina Fason, duke treguar lojë të matur, të shpejtë, shumë agresive dhe tepër konkrete në konkretizimin e rasteve, edhe pse formacioni ishte thuajse i përgjysmuar me shumë mungesa dhe disa vendime taktike të trajnerit, i cili u ruajti ‘senatorët’ për ndeshjen e dytë.
E tillë ishte edhe ndeshje e dytë, e zhvilluar mbrëmë (e martë) në Cyrih, ku Kosova bëri paraqitje dinjitoze, duke qenë e barabartë me një Përfaqësueses të respektuar evropiane si Zvicra, ku barazuan me rezultat 1-1, dhe ishim të parët që kaluam në epërsi.

Këto dy paraqitje me Giresse, natyrshëm na bëjnë të besojmë në një rikthim shkëlqimi të Kosovës dhe një fytyre të re të ekipit përfaqësueses.
Megjithatë, muaji qershor pritet të tregojë ‘të vërteten’ e ndryshimit dhe ‘ringjalljen’ e ekipit të Kosovës nën drejtimin e përzgjedhësit të ri francez, pasi edhe Challandes kishte nisur ‘epoken’ e tij pozitivisht me tri fitore në tri miqësoret e para, shkruan Telegrafi.
Në qershor fillojnë ndeshjet e Ligës së Kosovës ku “Dardanët” bëjnë pjesë në Grupi 2 të Ligës C, së bashku me Irlandën e Veriut, Greqinë dhe Qipron.
Ndeshja e parë e këtij grupi zhvillohet pikërisht ndaj Qipros dhe Kosovës më 2 qershor, ndërsa me 5 qershor e pret Greqinë dhe më 9 qershor Irlandën Veriore.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Beteja për Scudetto: Interi, Napoli dhe Atalanta tri pikë në mes – a mund të futet edhe Juventusi në valle

Manchester City po përgatit revolucion – largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri