LAJMI I FUNDIT:

Kosova pritet të zgjerojë listën e serbëve “non grata”

Kosova pritet të zgjerojë listën e serbëve “non grata”

Qeveria e Kosovës pritet të zgjerojë listën e zyrtarëve serbë, që do t’u ndalohet hyrja në Kosovë, për shkak të krimeve dhe spastrimit etnik të shqiptarëve gjatë luftës së vitit 1999.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, tha për Top Channel se pas Vojisllav Sheshelit dhe Lubisha Dikoviqit, lista mund të zgjerohet në varësi të argumenteve për zyrtarë të tjerë, ndërsa ka ftuar institucionet e drejtësisë të mbledhin argumente për të ngritur padi.

“I lutem Prokurorisë së Kosovës, institucioneve të rendit, Ministrisë së Brendshme, që të bazohen edhe në fakte e raporte, që të fillojnë procese gjyqësore ndaj personave, në mënyrë që të mos ndodhë vetëm ndalimi i tyre, por arrestimi. Madje, edhe kërkimi nëpërmjet INTERPOL-it i këtyre personave”, ka thënë Selimi.


Çdo zyrtar serb që dëshiron të hyjë në Kosovë, sipas marrëveshjes së Brukselit, duhet të kërkojë leje 48 orë përpara nga Prishtina zyrtare. Për shkak të mosrespektimit të kësaj marrëveshjeje, Selimi ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë për një kohë të pacaktuar shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Ne si Ministri e Jashtme kemi kërkuar edhe prej ministres së Dialogut, Edita Tahiri, por edhe nga kryeministri Isa Mustafa që të qartësojnë me palën tjetër në dialog këto kushte, sepse kemi parë se ka pasur keqpërdorim herën e kaluar. Nuk do të duhej që barra mbi të tilla vendime t’i takojë vetëm Ministrisë së Jashtme, në kohën kur marrëveshja në Bruksel mund të keqpërdoret për propagandë negative, apo për cenim të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, theksoi Selimi.

Pavarësisht deklaratave kundër shtetësisë së Kosovës, Qeveria në Prishtinë ka vendosur të lejojë, që serbët e Kosovës të votojnë në komunat e tyre për zgjedhjet e parakohshme të Serbisë, javën e ardhshme më 24 prill. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori