LAJMI I FUNDIT:

Kosova po zbrazet, deputetët e Qeveria me duar në xhepa

Kosova po zbrazet, deputetët e Qeveria me duar në xhepa
Arkiv

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka parë si të pamundur një zgjidhje urgjente për këtë problem.

Më datën 11 prill të këtij viti deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar në lidhje me ikjen masive të të rinjve nga Kosova. Megjithatë për shkak të mungesës së kuorumit ata nuk arritën as të votojnë një rezolutë në lidhje me këtë çështje. E për ikjen e të rinjve një zgjidhje urgjente nuk e ka paraparë as Qeveria e Kosovës, shkruan sot gazeta “Zëri”

Ndonëse po vlerësohet që Kosova po zbrazet nga qytetarët të cilët në mënyrë legale po shkojnë në shtetet tjera për një jetë më të mirë, as deputetët e Kuvendit të Kosovës e as qeveria “Haradinaj” nuk kanë marrë masa urgjente të ndalet fluksi i madh i të rinjve që po ikin nga vendi.


Deputetët e Kosovës, të cilët më datën 11 prill të këtij viti u mblodhën në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar në lidhje me migrimin e të rinjve, nuk arritën as të hedhin në votim një rezolutë për këtë çështje, ndërsa edhe kryeministri Ramush Haradinaj e ka parë si të pamundur një zgjidhje urgjente për këtë, shkruan tutje gazeta “Zëri”.

Analistë politikë në vend i kanë vlerësuar si të papranueshme deklaratat se nuk do të ketë zgjidhje të shpejtë për ikjen e të rinjve, derisa kanë thënë se Qeveria duhet të ketë një vizion për zhvillimin e vendit.

Derisa janë shprehur të shqetësuar se qytetarët po ikin nga Kosova, deputetë nga opozita kanë thënë se Qeveria nuk ka marrë veprime për të zhvilluar vendin.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori