Sot, të gjithë sytë e futbolldashësve shqiptarë do të shikojnë kah shteti malazez. Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë mysafire e Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.
Vendi: Podgoricë, Mali i Zi
Koha: 7 Qershor (e premte), 20:45

Lajmet rreth ekipeve
Mali i Zi
Ljubisa Tumbakovic do të has në vështirësi sa i përket krijimit të ekipit startues shkaku i lëndimeve të lojtarëve.
Stefan Savic i Atletico Madridit nuk ka arritur të shërohet me kohë pas një lëndimi dhe nuk do të startojë në ndeshjen kundër ekipit tonë.
Edhe sulmuesi më i mirë i malazezëve, i cili luan te Monaco, Stevan Jovetic, nuk do të luajë kundër Dardanëve shkaku i një lëndimi.
Danijel Petkovic pritet të mos jetë në shtyllat e portës pasi që nuk ka arritur që me kohë të shërohet nga lëndimi.
As Zarko Tomasevic, qendër mbrojtësi nuk do të luajë kundër nesh shkaku i një dëmtimi.
Sulmuesi pejan, Fatos Beqiraj pritet të startojë që nga minuta e parë në fazën sulmuese të fqinjëve tanë.

Kosova
Bernard Challendes do të ketë dy mungesa të mëdha në mesfushë për takimin e sotëm.
Hekuran Kryeziu nuk ka arritur që me kohë të shërohet nga një lëndim i marrë muaj më parë me skuadrën e Zurichut.
Edhe kapiteni Herolind Shala, gjatë javës së kaluar ka pësuar një dëmtim me Valerengën dhe nuk do të jetë në ekipin startues.
Zvicerani pritet t’i jep hapësirë Idriz Vocës së ekipit të Luzernit si dhe Besart Halimi i skuadrës së Brondbyt.
Gjithashtu nuk do të luajë edhe mesfushori i Lazios, Valon Berisha ndërsa mund të paraqitet i sapoafruari në përfaqësueses, Florent Hadërgjonaj.

A e dini se…?
Mali i Zi në pesë ndeshjet e fundit ka bilanc prej një fitore, një barazimi dhe tre humbjeve.
Mali i Zi në pesë ndeshjet e fundit ka pësuar së paku një gol në të gjitha garat.
Mali i Zi nuk di për fitore që tetori i vitit të kaluar kur fituan kundër Lituanisë.
Futbollistët malazez në tri nga katër ndeshjet e fundit kanë shkaktuar penallti.
Kosova nuk ka pësuar 12 ndeshjet rresht në të gjitha garat e njohura nga FIFA.
Kosova ka bilanc prej katër barazimeve dhe tetë fitoreve në të gjitha garat.
Kosova humbjen e fundit e ka pasur para dy vjetësh kundër Islandës.
Kosova vetëm në një nga 12 ndeshjet e fundit nuk ka arritur të shënojë gol.
Analizë
Kosova do të mundohet të vazhdojë serinë e ndeshjeve pa humbje edhe kundër malazezëve. Lojtarët kyç të “Dardanëve” kanë qenë në formë të lartë në fund të sezonit të kampionateve. Vedat Muriqi, Arbër Zeneli e Milot Rashica pritet të jenë lojtarët kryesor të takimit, edhe pse kemi dy mungesa të theksuara në mesfushë.
Ndërkohë, Malazezët në ndeshjet e fundit nuk kanë pasur paraqitjet të mira duke mos shënuar fitore në katër takimet e fundit. Mali i Zi do të ketë mungesa shumë të mëdha në mbrojtje dhe në fazën sulmuese. Kjo bënë që të favorizohet Kosova, duke shtuar se edhe takimi do të luhet si në një fushë neutrale, pasi që do zhvillohet pa praninë e shikuesve.
Parashikim: Mali i Zi 1-1 Kosova
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë