Janë gjithsej 43 shtete konkurruese, midis të cilëve pas dhjetë vitesh rikthehet Sllovakia, por këtë vit festivalit do t’i mungojë San Marino.

Shqipëria tashmë ka përzgjedhur Kejsi Tolën si përfaqësuesen e saj, mirëpo në listën e shteteve mungon emri i shtetit më të ri në Evropë…KOSOVA.

I mbetet Qeverisë së Republikës së Kosovës që të bëjë diçka më shumë, sepse njohja e Kosovës në aktivitetet artistike të rangut ndërkombëtar është po aq e rëndësishme sa dhe njohja në rangjet politike. /albaniac/telegrafi/