I ashtuquajturi projekti Mini-Schengen, do të mundësojë lëvizshmërinë e bizneseve dhe profesionistëve dhe do të ndihmojë në eliminimin e barrierave tregtare brenda shteteve të Ballkanit Perëndimor, thonë ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit në Kosovë. Kjo nismë, sipas tyre, synon përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.
Serbia dhe Kosova me marrëveshjen për normalizimin ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, janë pajtuar t’i bashkohen zonës së Mini-Schengenit, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vitit 2019. Në atë kohë, Kosova e pati kundërshtuar fuqishëm këtë iniciativë.
Ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të biznesit thonë se përmes projektit të Mini-Schengenit do të eliminohen barrierat tregtare mes shteteve të Ballkanit Perëndimor që kanë qenë të vazhdueshme përgjatë viteve.
Mini-Schengeni, sipas ekspertëve dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, nënkupton njohjen e diplomave, njohjen reciproke të dokumentacionit, certifikatat fitosanitare dhe veterinare të lëshuara nga shtetet përkatëse.
Po ashtu, Mini-Schengeni nënkupton një bashkëpunim më të mirë mes doganave të vendeve të ndryshme pa krijuar pritje të gjata dhe qarkullimin e qytetarëve nga një vend në vendin tjetër, me më pak procedura.
Gërxhaliu: Mundësi e mirë për investime
Eksperti i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha për Radion Evropa e Lirë se integrimi ekonomik duhet të jetë paraprirës për integrim politik dhe në këtë drejtim eliminimi i barrierave në Ballkanin Perëndimor është prioritet kryesor.
“Mini-Shengeni në aspektin politik po krijon një mundësi të re që përmes dialogut dhe bashkëpunimit ekonomik të eliminohen barrierat e trashëguara me vite. Në aspektin ekonomik, është një mundësi reale për të tërhequr investime nga jashtë dhe për të fuqizuar ekonomitë vendore përmes eliminimit të barrierave. Në aspektin integrues, sa më herët që të kuptojmë rëndësinë e eliminimit të barrierave, i përshpejtojmë proceset integruese”, thotë Gërxhaliu.
Përmes Mini-Schengenit, shton Gërxahliu, do të ketë një avancim të dialogut privat-privat, do të ketë një avancim të dialogut publiko-privat, do të ketë një formë të re të bashkëpunimit nga aspekti bilateral, në atë rajonal.
Kosova dhe vendet e tjera të rajonit para Mini-Schengenit kanë nënshkruar edhe marrëveshje të tjera, të cilat kanë pasur për qëllim lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve.
Gërxhaliu thotë se këto marrëveshje, përfshirë edhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë, CEFTA, në të shumtën e rasteve nuk janë respektuar nga shtetet nënshkruese.
Por, mini-Shengeni, sipas Gërxhaliut, do të jetë diçka më serioze në këtë aspekt.
“Mini-Schengeni është një dizajn i ri dhe është draftuar në kuadër të procesit të Berlinit. Termi ‘Schengen Ballkanik’ është produkt i Berlinit, që dëshmon seriozitetin e kësaj çështjeje që nuk ka të bëjë me politika dhe rregulltiva që janë më tepër dekorative, por një konkretizim që ekonomia të jetë prioritet”, thotë ai.
Çka përfiton Kosova?
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha se heqja e barrierave ndërmjet shteteve do t’u mundësojë ndërmarrjeve prodhuese dhe tregtare nga Kosova të zgjerojnë praninë e tyre në mënyrë të papenguar në tërë zonën.
Zeka shton se nuk ka dilemë që promovimi i lirisë së lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, por edhe kapitalit, do të ndikojnë në rritjen e shkëmbimit ekonomik, tregtar ndërmjet të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Mini-Schengeni e bën shumë më të mundur lëvizjen e kapitalit njerëzor dhe financiar nga njëri shtet në shtetin tjetër, sikur të ishin brenda vetë shteteve të tyre. Kjo do të eliminojë barrierat burokratike që mund të kenë ekzistuar në këtë aspekt”, thotë Zeka.
Sektori i pazhvilluar i prodhimtarisë, ndërkohë, në vazhdimësi nga ekspertët e ekonomisë ishte theksuar se po e vë Kosovën në disavantazh, kur po nënshkruhen marrëveshjen të tilla.
Brenda një viti (2019), sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, Kosova ka importuar mallra nga vende të ndryshme të botës në vlerë prej më shumë se 4 miliardë euro, derisa ka eksportuar jo më shumë se 340 milionë euro.
Por, sipas Zekës, Mini-Schengeni do të mundësojë rritjen e shkëmbimeve tregtare mes vendeve dhe do të jetë një shtysë edhe për prodhuesit vendorë në Kosovë.
“Serbia nuk do mend që është fuqi më e madhe industriale krahasuar me të gjitha shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor. Ne kemi arsyet historike se nuk kemi një bazë të fuqishme industriale, por promovimi i zonës mini- Shengen do t’iu ofrojë ndërmarrjeve prodhuese nga Kosova mundësi të reja për zgjerimin e papenguar dhe pa barriera të produkteve dhe shërbimeve të tyre përtej Kosovës edhe në shtetet ku ka pasur vështirësi për shkak të arsyeve politike”, thotë Zeka.
Barrierat që i shkaktuan vendet e Ballkanit njëra-tjetrës
Vendet e Ballkanit Perëndimor në vazhdimësi kanë vendosur barriera tarifore dhe jotarifore njëra-tjetrës.
Serbia qysh nga viti 2008 pati krijuar barriera tregtare ndaj produkteve ‘Made in Kosova’, duke mos njohur dokumentacionin që lëshohej nga ky shtet. Barriera të tilla tregtare për produktet e Kosovës, gjatë viteve të fundit ka vendosur edhe Bosnje e Hercegovina.
Kosova, ndërkaq më 21 nëntor të vitit 2018, e kishte vendosur taksën 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, si kundërpërgjigje ndaj politikave të këtyre dy shteteve kundër shtetësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në mekanizma e organizata ndërkombëtare.
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po ashtu në disa raste kanë vendosur barriera tarifore dhe jotarifore ndaj produkteve të Kosovës, duke pamundësuar qarkullimin e lirë të produkteve të Kosovës në këto shtete.
Kosova në disa raste u është përgjigjur këtyre vendeve me masa të njëjta.
Pse e kundërshtoi Kosova mini-Shengenin më 2019?
Në atë kohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kishte quajtur këtë iniciativë rajonale të pakuptimtë, për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Krijimin e një Mini-Schengeni e pati kundërshtuar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, parti e cila aktualisht qeverisë me Kosovën. Ai kishte thënë se kjo nismë çon në krijimin e një “mini-Jugosllavie”.
Ndërkaq, kryeministri i atëhershem, Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që tashmë është pjesë e koalicionit qeveritar, kishte thënë se një iniciativë e tillë e dëmton dhe e rrezikon Kosovën. Sipas tij, ideja për “Mini-Schengen”, përveç tjerash, mundëson “rritjen e ndikimit rus dhe kinez në Ballkan, e rrjedhimisht edhe në Kosovë”, marrë parasysh se “Rusia dhe Kina janë të instaluar në të gjitha aspektet në Beograd”. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës