Viti 2018 ka qenë sfidues për politikën e jashtme të Kosovës. Diplomacia kosovare në arenën ndërkombëtare është duke u sfiduar nga Serbia dhe mosnjohja e pesë vendeve anëtarë. Shteti i Kosova ka ngecur sa i takon njohjeve të reja, ndërsa ka përparuar në aspektin e vendosjeve të marrëdhënieve diplomatike.
Kështu u tha në tryezën e Institutit të Prishtinës për Studime Politike me ç’rast u publikua dhe raporti “Vjetari i politikës së jashtme kosovare”.
Koordinatori në Institutin e Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Butrit Berisha tha se në bazë të këtij raporti del se Kosova nuk ka përparuar sa i takon njohjeve të reja, pasi që është njohur vetëm nga Barbadosi.
Ndërsa, diplomacia kosovare në vitin 2018 ka arritur sukses vetëm në aspektin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
Ky raport e ka theksuar edhe zbehjen e marrëdhënieve të shtetit të Kosovës me vendet mike si Amerika, për shkak të mospajtimeve publike si për çështjen e demarkacioni, shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ndërsa me Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë pasur qëndrime të kundërta për idenë e korrigjimit të kufijve.
“Njohjet dy palëshe ose njohjet bilaterale sidomos në vitet e para pas shpalljes së pavarësisë fokusi kryesor i politikës së jashtme dhe pse vitet e fundit ky fokus ka devijuar, sidoqoftë ajo çka vërehet është që trendi në vitet e fundit është në rënie e njohjeve dy palëshe, shumica e njohjeve kanë ardhur në vitin 2008-2014, pas vitit 2014 Kosova me vështirësi ka menaxhuar të siguroj dy tri njohje në vit. Nuk bënë përjashtim as viti 2018, ku deri tash ka vetëm një njohje nga Barbados në shkurt të viti 2018, por në të kundërtën me këtë problem tjetër që është paraqitur në vitin 2018 ka qenë tërheqja e njohjeve ose revokimi i njohjeve …04’53Ka pasur rezultate të mira në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në këtë vit janë vendosur marrëdhënie diplomatike me Omanin, Banglladeshin”, ka thënë ai.
Sipas këtij raporti, integrimi i Kosovës në Bashkimi Evropian në vitin 2018 ka qenë minimal për shkak se nuk ka arritur ta zbatojë kapitullin 2 të MSA-së, ndërsa lidhur me raportet me pesë vendet që nuk e kanë njohur vendin tonë, Kosova ka shkëmbyer takime me Greqinë kur pritet të hap edhe një zyrë, kurse sa i takon Spanjës ato vetëm sa i kanë ftohur tutje marrëdhëniet.
Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare sipas “Vjetarit të politikës së jashtme kosovare”, thuhet se vendi nuk ka arritur të aplikojë në Këshillin e Evropës dhe tani pritet të aplikojë për anëtarësim në Interpol.
Drejtori për çështje rajonale në ministrinë e Punëve të Jashtme , Fitim Gllareva tha se tërheqja e njohjeve ndaj Kosovës më shumë ka qenë një propagandë e Serbisë pasi që si MPJ nuk kanë pranuar asnjë letër zyrtare nga këto shtete që kanë tërhequr njohjet.
Sipas tij, shteti i Kosovës këtë vit ka pasur vendosje e marrëdhënieve diplomatike ka qenë më intensive sesa vitet e kaluara.
“Kjo puna e ç’ njohjeve ka qenë pak më shumë propagandë e Serbisë sesa që ka ndodhur në të vërtet, ne si ministri e jashtme nuk është që kemi marr ndonjëherë njoftim. Letë çka do që të ketë qenë prej shteteve që u janë referuar që kanë tërhequr njohjet. Ka qenë vazhdimësi e asaj që Serbia bënë që nga pavarësia, por edhe më herët, që i ka si të thuash dy shina në raport me Kosovën, njëra që është ta minoj shtetësinë, subjektivitetin e asaj çka kemi arritur deri sot edhe pjesa tjetër është ajo shina tjetër ndarja e Kosovës në njëfarë forme prej integrimeve në BE”, u shpreh ai.
Sa i takon vendosjes së shkëmbimeve në rajon, ai tha se edhe krerët e shtetit kanë bërë shkëmbime të rëndësishme rajonale.
Kurse, Florian Qehaja nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë tha se tri sfidat kryesore të politikës së jashtme të Kosovës janë shteti i Serbisë,mungesa e kapaciteteve diplomatike dhe klientelizmi, si dhe lodhja ndërkombëtare në Kosovë.
Sipas Qehajes shtetet partnere të Kosovës nuk po kanë tendenca që ta shtyjenë Kosovën drejt mekanizmave ndërkombëtar derisa nuk kemi arritur asnjë marrëveshje me Serbinë.
“Vërehet një lodhje ndërkombëtare karshi Kosovës..Nuk ka tendenca për ta shtyrë Kosovën sidomos në mekanizma ndërkombëtar përderisa e kemi problemin me Serbinë, sepse gjithsesi këto shtete partnere janë në konfrontim me shtet e mëdha me Rusinë dhe Kinën dhe thjeshtë ka një ndryshim të prioriteteve dhe me të drejtë janë bërë 20 vite që kudo që po përmendet Kosova në platformat ndërkombëtare multilaterale atëherë po ka hezitim për ta shtyrë, dhe po ka konflikt do të thotë konstant në mes shteteve tona partnere, por në njërën anë edhe shteteve të cilat e përkrahin Serbinë“, u shpreh Qehaja.
Qehaja u shpreh se fronti i radhës i Kosovës për vitin 2019 është aplikimi për UNESKO dhe Këshillin e Evropës.
Nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane, Demush Shasha tha se asnjë zyrtar i Bashkimit Evropian nuk ka dhënë afat se kur do ndodh liberalizimi i vizave, kjo sipas Shashës është pjesë e diskursit politik të Kosovës dhe është përgjegjësi e këtij lidershipi që janë rritur pritshmërit se jemi afër lëvizjes së lirë.
Sipas tij, mos integrimi i Kosovës po ndodh për shkak të papjekurisë politike dhe si sfidë e dytë është edhe mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet anëtare të Kosovës.
“Pa pjekuria politike, papjekuria e skenës e lidershipit politik, nuk po e them papërgjegjësia, sepse është nivel më i lartë i emancipimit…Nëse analizohen vetëm vitet e fundit e sheh se diskursi politik ka dështuar me pas konsensus për disa gjëra që janë shumë racionale dhe është në të mirë që qytetarëve, por thjesht ka munguar një prekuri politike që këto reforma, këto gjëra të shtyhen përpara, çoftë demarkacioni, çoftë sistemi i skajshëm i politizuar i drejtësisë, janë aq të qarta dështimet për shkak të papjekurisë politike …37/57 Mosnjohja nga pesë vendet ky është më pak i rëndësishëm në kuptimin e asaj se Kosova nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë për me mundur sot t’i me u thirr në pengesat që t’i bëjnë pesë vendet mos njohëse”, u shpreh Shasha.
Botimi i “Vjetarit të politikës së jashtme kosovare” u përkrahë nga projekti i Promovimit të Shoqërisë Demokratike (DSP), i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim(SDC), dhe ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës( DANIDA), dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
Ndryshe, shtetësinë e Kosovës për dhjetë vite e kanë njohur 115 vende sovrane, ka vendosur marrëdhënie diplomatike me 80 shtete, kurse aktualisht ka mbi 40 misione diplomatike të hapura dhe është anëtare e mbi 50 organizatave ndërkombëtare shumëpalëshe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Sonte tërmet në Maqedoni
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit