LAJMI I FUNDIT:

Kosova merr kryesimin e Iniciativës rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë – nuk kishte kundërshtime as nga Serbia

Kosova merr kryesimin e Iniciativës rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë – nuk kishte kundërshtime as nga Serbia

Në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës u mbajtën punimet e nivelit më të lartë vendimmarrës të Iniciativës rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI).

Në këtë takim, Bosnja e Hercegovina i dorëzoi Kosovës kryesimin një vjeçar me këtë iniciativë.

Sipas një njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, gjatë fjalimeve të mbajtura nga përfaqësues të vendeve anëtare të MARRI-t, përfshirë këtu edhe Serbinë, nuk pati asnjë kundërshtim.


Në adresimin e tij, ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa konfirmoi qartë rrugën evropiane për të cilën është përcaktuar Kosova, kurse njëherë edhe falënderoi kryesuesin e deritanishëm Bosnje-Hercegovinën për organizimin e këtij takimi.

Ministri Mustafa posaçërisht përmendi rëndësinë e projekteve të financuara nga GIZ dhe organizata të tjera.

Pas dorëzimit të kryesimit nga përfaqësuesit e Bosnje-Hercegovinës tek përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës, Ministri Mustafa morri kryesimin e takimit.

Në fjalën e tij tanimë në cilësinë e kryesuesit të MARRI, Ministri Mustafa duke iu drejtuar përfaqësuesve të vendeve anëtare, u shpreh ndër të tjera se bashkëpunimi rajonal është parim kyç dhe vlerë demokratike që duhet përfaqësuar nga vendet e rajonit.

“Ju siguroj se me kryesimin e Kosovës, MARRI do të vazhdoj të jetë një instrument I fuqishëm veç tjerash edhe i bashkëpunimit tonë. Sikurse që na lidhin shumë vlera ajo që është shumë me rëndësi, është e ardhmja e përbashkët, pra Bashkimi Evropian dhe kultivimi i vlerave dhe parimeve të tij”, përfundoi Ministri Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Lajme
Kalo në kategori