Kosova me Ujë Mokne përsëri prezantohet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Ujë Mokne, marka lider e ujit premium nga Kosova, njofton me krenari pjesëmarrjen e saj si sponzor zyrtar i “House of Kosova” në Takimin Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, Zvicër, që do të mbahet nga 19 deri më 23 janar 2026.
Ky është viti i dytë radhazi që kompania përfaqësohet në këtë nivel global, duke forcuar pozicionin e saj si një lojtar kyç në industrinë e ujit dhe qëndrueshmërisë.
Gjatë ditëve të Forumit, Ujë Mokne do të jetë i pranishëm në të gjitha hapësirat kryesore të dialogut brenda "House of Kosovo", duke shërbyer si një urë lidhëse mes natyrës së pa prekur të maleve të Moknes dhe potencialit ekonomik që vendi ynë ofron për të ardhmen.
Si një mbështetës i palëkundur i rritjes dhe suksesit kosovar, Ujë Mokne vjen në Davos me njëbagazh të pasur kontributesh në vendin tonë. Kompania tashmë është një emër i pandashëm nga ngjarjet më të mëdha kombëtare, duke shërbyer si: Sponzor zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), duke qëndruar pranë djemve dhe vajzave tona në çdo garë. Sponzor i Sunny Hill Festival, duke mbështetur ngjarjen më të madhe muzikore në rajon. Sponzor i RAVE Festival, duke u bërë pjesë e pandashme e energjisë dhe kulturës rinore.
Roli i Ujë Mokne si sponzor i "House of Kosovo" në Davos, është vazhdimësi e këtij misioni për të promovuar më të mirën e vendit tonë.
Rreth Ujë Mokne: Ujë Mokne është shndërruar në një simbol të cilësisë dhe modernizimit. I buruar në lartësinë 1,800 metra në malet e Moknes, ky ujë përfaqëson standardin më të lartë të pastërtisë dhe është i vetmi produkt i rajonit që po lë gjurmë të tilla në skenën e Forumit Ekonomik Botëror.
Për më shumë informacione rreth Ujë Mokne dhe pjesëmarrjes tonë në Forumin Ekonomik Botëror, ju lutemi vizitoni www.houseofkosova.com | www.mokne.com ose kontaktoni në info@mokne.com.


































