LAJMI I FUNDIT:

Kosova mbetet pa kapiten në dy ndeshjet e radhës, lëndohet edhe Herolind Shala

Kosova mbetet pa kapiten në dy ndeshjet e radhës, lëndohet edhe Herolind Shala
Herolind Shala (Foto: Ridvan Slivova/Facebook)

Herolind Shala është lojtari i fundit i lënduar te Përfaqësuesja e Kosovës dhe do t’i mungojë Dardanëve në dy ndeshjet e ardhshme eliminatore për Euro 2020.

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i luajë gjatë muajit qershor dy ndeshjet e radhës të vlefshme për eliminatoret e Euro 202 për Grupin A.

Dardanët do të luajnë të dy ndeshjet në udhëtim, ku e para është me 6 qershor me Malin e Zi, ndërsa e dyta te Bullgaria me 10 qershor.


Challandes publikon listën e futbollistëve për ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, ka disa lojtarë të rinj
Lexo po ashtu Challandes publikon listën e futbollistëve për ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, ka disa lojtarë të rinj

Megjithatë, trajneri Bernard Challandes do të ketë kokëdhimbje shkaku i mungesave të shumta.

I fundit që është lënduar te Kosova është mesfushori Herolind Shala, i cili është edhe kapiten i tretë i ekipit përfaqësues.

Shala ishte kapiten i Kosovës në ndeshjen e fundit (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Shala ka lënduar muskulin e këmbës në stërvitje me skuadrën e tij norvegjeze, Valerenga, dhe do të bëhet mungesa e tretë pas Valon Berishës dhe Hekuran Kryeziut.

Mesfushori luftarak, i cili është njëri nga më të pëlqyerit e tifozëve të Kosovës ka kryer kontrollet e para dhe pritet të mungojë 2-3 javë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori