Kosova Makers League dhe BONEVET, pjesë e panairit më të madh të inovacionit dhe teknologjisë - Maker Faire Rome 2024

Edicioni i Gjashtë i Garës së Robotikës KML Open 2023-24, i organizuar nga Kosova Makers League (KML), përfundoi me një Super Finale të veçantë, ku morën pjesë 100 ekipe nga komuna të ndryshme të Kosovës. Në këtë ditë, u ndanë edhe shpërblimet për ekipet fituese, të cilët fituan biletën për të vizituar panairin më të madh të teknologjisë dhe inovacionit, Maker Faire Rome, në Romë.Ekipet filluan udhëtimin e tyre me datën 24 tetor dhe e nisën vizitën në panair me datën 25 tetor. Gjatë qëndrimit të tyre në panair, nxënësit patën mundësinë të njiheshin me teknologji të reja dhe krijimtari inovative në fusha të ndryshme. Nga robotët edukativë e deri te shpikjet teknologjike në mjekësi, ata panë pajisje që nxisin kreativitetin e nxënësve dhe pajisje të vlefshme për jetën e përditshme.







































