LAJMI I FUNDIT:

Kosova kërkon që patentë shoferët të njihen në Gjermani, Francë, Zvicër dhe Mal të Zi

Kosova kërkon që patentë shoferët të njihen në Gjermani, Francë, Zvicër dhe Mal të Zi

Në kuadër të përpjekjeve për shtrirje më të madhe të njohjeve të patentë shoferëve, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka dërguar të hënën në Ministrinë e Punëve të Jashtme kërkesat për marrje të rekomandimit për miratimin në parim nga Qeveria të nismave për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare për Njohjen Reciproke të Patentë Shoferëve.

Me këtë rast kërkohet që ndërmjet Kosovës, Gjermanisë, Francës dhe Malit të Zi të fillojnë nisma për njohje reciproke të Patentë Shoferëve.


Ministria e Punëve të Brendshme vitin e kaluar ka lansuar patentë shoferin me dizajn të ri, të cilët janë të pajisur me teknologjinë e fundit për siguri të dokumenteve dhe janë në harmoni me direktivat e BE-së.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të përpjekjeve të saja për njohje ndërkombëtare të dokumenteve personale të qytetarëve të Kosovës, deri në tani ka nënshkruar marrëveshje me Shqipërinë dhe Maqedonisë për njohje reciproke të patentë shoferëve. /Telegrafi/