Kosova ka ndarë miliona euro për riparimin e kishave serbe, të dëmtuara në trazirat e marsit të vitit 2004. Aktualisht, vetëm për tre vjet, janë ndarë afër 1 milion euro buxhet për Kishën Ortodokse Serbe.
Përfaqësuesit e Kishës ortodokse serbe në Kosovë, thonë se autoritetet e Kosovës kanë bërë mjaft në riparimin e faltoreve ortodokse serbe, të rrënuara apo dëmtuara gjatë periudhës së pasluftës në vend, por sipas tyre, situata ende nuk është krejtësisht e kënaqshme.
Pak kohë pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, kanë qenë të shembura apo dëmtuara rreth 150 faltore dhe manastire ortodokse serbe, përfshirë edhe 35 objekte të tilla të dëmtuara gjatë trazirave të marsit të vitit 2004, thonë përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
Sava Janjiq, igumen në Manastirin e Deçanit, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës kanë qenë korrekte gjatë riparimit të objekteve të dëmtuara në vitin 2004, por jo edhe për ato objekte të cilat janë shkatërruar apo dëmtuar menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1999, e që sipas tij, kanë qenë më të shumta në numër.
“Fatkeqësisht, aty ku nuk jeton më popullata serbe dhe prej ku i është dashur të largohet pas konflikteve të armatosura, aty nuk ka riparime. Por, në shumicën e mjediseve ku jetojnë serbët ose mjediset ku janë kthyer ata, është bërë riparimi”.
“Pas vitit 2004, kemi nisur procesin e riparimit. Kështu që, një numër, afërsisht rreth 70 për qind nga ato që kanë qenë të shkatërruara vetëm gjatë trazirave të marsit të vitit 2004, janë riparuar. Ndër to janë edhe Faltorja e Kirilit dhe Metodit, Oborri i Vladianskit, në Prizren janë riparuar kishat, pastaj edhe Famullia në Pejë, në Vushtri dhe në Prishtinë”, ka thënë Janjiq.
Por, Janjiq, ka shtuar se institucionet e Kosovës nuk kanë treguar gatishmëri për riparimin e trashëgimisë së dëmtuar ndërmjet viteve 1999 deri në vitin 2004, ndër të cilët janë: Manastiri i Shën Markut në Prizren, Manastiri i Tre shenjtorëve te Suhareka, Kisha e Zonjës së Bekuar nga shekulli i 14 në Mushtisht, Manastiri në Viti, si dhe Kisha e Tre shenjtorëve ndërmjet Klinës dhe Pejës.
Në anën tjetër, Ndue Ukaj, shef i kabinetit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të qeverisë së Kosovës, Kujtim Shala, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo ministri kujdeset për trashëgiminë në Kosovë, pa ndonjë dallim.
Sipas tij, për çdo vit, ndahet buxhet i veçantë për këtë pjesë të trashëgimisë kulturore të Kosovës.
“Në vazhdimësi ne kemi treguar dhe kemi dëshmuar se e ruajmë trashëgiminë kulturore të Kosovës, si pasuri të Kosovës, e po ashtu edhe të gjitha objektet që i përkasin komunitetit serb në Kosovë, sepse ato janë vlerë e Kosovës. Ne në vazhdimësi kemi investuar që t’i riparojmë dhe t’i kthejmë në gjendje normale. E njëjta gjë vazhdon edhe tani dhe Ministria e Kulturës, në vazhdimësi, ka rritur buxhetin për këto objekte të rëndësisë së veçantë për Kosovën”, tha Ukaj.
Kuvendi i Kosovës, menjëherë pas ngjarjeve të marsit të vitit 2004, kishte ndarë 3.5 milion euro për renovimin e objekteve fetare të dëmtuara gjatë këtyre trazirave.
Deri në vitin 2010 ky buxhet është rritur në 10 milionë euro. Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit kanë theksuar se sivjet janë ndarë 120 mijë euro për Kishën Ortodokse Serbe.
Në projektimin e buxhetit për vitin 2017 janë ndarë 380 mijë euro ndërkaq për vitin 2018 janë ndarë 420 mijë euro. Megjithatë, Ukaj ka theksuar se nuk ekziston një bashkëpunim i mirë kur bëhet fjalë për shpenzimin e këtyre mjeteve për shkak se, siç ka thënë ai, pala tjetër refuzon të bashkëpunojë.
Profesori i sociologjisë së religjionit, Ismajl Hasani, aktualisht anëtar i Këshillit drejtues të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, thotë për Radion Evropa e lirë se shteti i Serbisë, në mënyrë të pandërprerë është duke zhvilluar propagandë për, siç thotë ai, kinse rrënimin e vazhdueshëm të objekteve dhe monumenteve kulturo-historike të proviniencës së krishterë në Kosovë.
“Unë me përgjegjësi profesionale e them se – përjashto vitin 2004 ku kishte disa demolime të objekteve të kultit – jo vetëm që nuk janë rrënuar objektet e kultit të krishterëve dhe faltoret e ndryshe, pa marrë parasysh, por, Qeveria e Republikës së Kosovës ka dhënë dhe ka investuar mjete nga buxheti i taksapaguesve të Kosovës për renovimin dhe mirëmbajtjen e këtyre monumenteve kulturo -historike, të cilat janë në Kosovë, pa marrë parasysh se të cilave entitete etnike janë”.
Megjithëkëtë, Igumeni Janjiq ka thënë se Kisha Ortodokse serbe në Kosovë, në vazhdimësi e njofton opinionin lidhur gjenden në terren. Sipas tij, në këtë drejtim edhe Zyra për Kosovën e Qeverisë Serbe ka bërë një publikim.
Ai ka thënë se kisha që ai përfaqëson është e orientuar kah riparimi i objekteve dhe se janë optimist në këtë drejtim, për shkak se, siç tha ai, ka kaluar koha e dhunës dhe objektet fetare që janë shkatërruar duhet të riparohen, në mënyrë që të funksionojnë normalisht. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës