Në gjithë territorin e Kosovës gjenden vetëm gjashtë strehimore publike, që përdorën për raste emergjente. Prej tyre, vetëm tri janë funksionale.
Të gjithat, ndodhen në Komunën e Prishtinës dhe janë të trashëguara nga koha e ish-Jugosllavisë.
Strehimorja është një objekt apo pjesë e një objekti i cili është ndërtuar dhe pajisur me mjete të ajrosjes dhe me pajisjet tjera esenciale të banimit, të cilat ofrojnë akomodim dhe mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, por edhe me qëllim të mbrojtjes se njerëzve në rast të luftës apo rreziqeve tjera.
Ekspertë për çështje të sigurisë, thonë se edhe institucionet e Kosovës duhet të krijojnë plane për ruajtjen e jetës së qytetarëve në rast të fatkeqësive, dhe të ndërtojnë strehimore edhe në komunat tjera, varësisht nga specifikat e lokacioneve.
Burim Ramadani, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se në raste të caktuara strehimoret përdorën për qëllime tjera.
“Sigurisht që duhet të ndërtohen dhe ato t’u përshtaten specifikave të lokaliteteve dhe komunave. Në të njëjtën kohë, komunat dhe Ministria e Punëve të Brendshme duhet ta ndajnë përgjegjësinë e mirëmbajtjes së tyre. Një koordinim më i mirë nga Qeveria e Kosovës dhe komunat, përkatësisht drejtoritë e emergjencave, do të funksiononte si veprim i përbashkët për strehimin e qytetarëve në rast të fatkeqësive, qofshin natyrore apo nga njeriu”, thotë Ramadani.
Në anën tjetër, zyrtarë të Qeverisë në largim të Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se nuk është ndërtuar asnjë strehimore e re, kurse menaxhimi dhe ndërtimi i tyre është kompetencë e nivelit lokal.
Mustafë Gashi, nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent, që funksionon në kuadër të Ministrisë se Punëve të Brendshme, tregon se në rast të fatkeqësive, Qeveria dhe komunat duhet t’u sigurojnë strehimin dhe furnizimin e domosdoshëm qytetarëve, të cilët për shkak të fatkeqësive natyrore apo fatkeqësive tjera kanë mbetur pa strehim, si dhe mjetet për mbi jetesë.
“Për sa i përket ndërtimit të tyre është kompetencë e nivelit lokal. Në raste të caktuara, në bazë të përshkallëzimit të shkallës së rrezikshmërisë dhe nevojës imediate për të ndërtuar ndonjë strehimore në një komunë të caktuar, Qeveria mund të ndërhyjë me subvencione”, thotë Gashi.
Por, zyrtarë të Komunës se Prishtinës, ku edhe gjenden strehimoret, tregojnë se tri nga gjashtë strehimoret janë në gjendje të rregullt, kurse për tri të tjera thonë se janë jashtë funksionit.
Zëdhënësi i Komunës se Prishtinës, Adonis Tahiri thotë për Radion Evropa e Lirë se në raste rreziku në këto strehimore mund të vendosen rreth 1.400 persona për një kohë të caktuar. Tahiri thotë se deri më tani nuk ka pasur nevojë për shfrytëzimin e tyre.
“Tri strehimore nuk janë funksionale, për shkak të problemeve të ndryshme. Janë ndërtim i vjetër, janë të dëmtuara dhe nuk kemi arritur t’i funksionalizojmë ende. Por ka edhe raste që mund të ketë uzurpime në hapësira të ndryshme brenda tyre”, thotë Tahiri.
Në bazë të Ligjit për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera, thuhet se evakuimi i banorëve të rrezikuar bëhet nëse me masa të tjera nuk mund të garantohet siguria e tyre. Vendimin për evakuim mund ta marrin Qeveria, kryetari i komunës ose komandanti kompetent i forcave për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera.
Për strehimin e njerëzve në vende publike përdoren strehimoret, gjegjësisht për këtë qëllim adaptohen objektet përkatëse.
Strehimoret, për strehim themelor, duhet të ofrojnë mbrojtjen nga shtypja, rrënimet, të reshurat radioaktive, zjarret dhe nga ndikimet e materieve kimike.
Strehimoret, për mbrojtje plotësuese, duhet të ofrojnë mbrojtjen nga rrënimet. /Rel/
Foto: Rel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BDI: Qeveria e partive me 1 për qind mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike me Kosovën
Raporti i KE-së: 10 për qind e qytetarëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite