Tifozët shqiptarë ishin pika më e fortë e Përfaqësueses së Kosovës në humbje ndaj Suedisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Grupit B për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Kosova u mposht nga Suedia me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në ‘Friends Arena’ të Stokholmit.


Golat në këtë fitore të Suedisë u shënuan nga Emil Forsberg (29’), Aleksander Isak (62’) dhe Robin Quaison (79’).

Megjithatë, për dallim nga paraqitja jo e mirë e ekipit, ajo e tifozëve shqiptar të Kosovës ishte thjeshte brilante.

Rreth 7-8 mijë shqiptarë ishin mbledhur në stadium për ta përkrahur Kosovën dhe koreografitë nuk munguan.

Një flamur gjigant kuqezi i shpalosur në tribuna ‘vodhi’ gjithë vëmendjen dhe nuk kishte mundësi si të mos përfundonte në çdo medium social.

dardanet1 1

Përveç kësaj, tifozët shqiptarë kishin bërë edhe një baner të madh.

Aty shënonte “Kosova është Shqipëri”, duke treguar patriotizmin e madh që mbretëron në zemrën e çdo shqiptari. /Telegrafi/

dardanet 2

dardanet

telegrafi sport app