Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin korrik 2018.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 18.3% në muajin korrik 2018, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017, gjegjësisht në vlerë prej 280,2 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 236,9 milionë euro në vitin 2017. Eksporti mbulon importin me 9.3%.
“Eksporti i mallrave në muajin korrik 2018 kishte vlerën 28,7 milionë euro, ndërsa importi 309,0 milionë euro, ku është një rënie prej (-25.0%) për eksport dhe një rritje prej 12.2% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017”, njofton ASK-ja.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 31.3% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13.7% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 13.5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 12.5% e përbëjnë produktet minerale; 8.5% e përbëjnë produktet bimore; 3.1% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij; 2.9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 2.8% e përbëjnë lëkura dhe artikujt prej tyre etj.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.4% e përbëjnë produktet minerale; 14.1% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.0% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.4% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.8% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 4.3% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij etj.
“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 7,6 milionë euro, ose rreth 26.7% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-9.9%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (6.2%), Sllovenia (4.8%), Holanda (4.6%)”.
Kurse, Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 126,6 milionë euro, ose 41.0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 6,7%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.6%), Italia (7.2%), Greqia (2.9%), Polonia (2.6), Romania (2.3%) etj.
Në muajin korrik 2018, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 16,0 milionë euro, ose 55.7% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-24.2%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (23.7%), Maqedonia (12.7%), Serbia (11.1%), Mali i Zi (5.5%).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin korrik 2018, arritën në 82,3 milionë Euro, ose 26.7% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 7.4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (12.1%), Shqipëria (7.0%), Maqedonia (4.9%) dhe B&H (2.1%).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 5,0 milionë Euro, ose 17.6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: Zvicra (8.4%) dhe India (3.3%).
Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 100,0 milionë Euro, ose 32.4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (10.5%) dhe Turqia (9.9%). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje