Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se po ndërpresin përpunimin e vizave të emigrantëve për 75 vende.

Dhe në një listë që po qarkullon në mediat e huaja, përcjell Telegrafi, përfshihet edhe Kosova.


Përveç Kosovës, nga rajoni i Ballkanit Perëndimor janë edhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut.

Ndërkohë, në listën e plotë figurojnë edhe vende si Afganistani, Algjeria, Armenia, Azerbajxhani, Bahamasi, Bangladeshi, Barbadosi, Bjellorusia, Belize, Butani, Brazili, Myanmari, Kamboxhia, Kameruni, Kepi i Gjelbër, Kolumbia, Bregu i Fildishtë, Kuba, Republika Demokratike e Kongos.

Gjitashtu aty është edhe Egjipti, Eritrea, Etiopia, Fixhi, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Grenada, Guatemala, Irani, Iraku, Xhamajka, Jordania, Kazakistani, Kuvajtin, Kirgistani, Libani, Libia, Moldavia, Nigeria, Pakistani, Rusia, Somalia, Siria, Tunizia, Uganda, Jemeni, dhe jo vetëm.

Kujtojmë se sipas raportimit të mediave botërore, administrata e udhëhequr nga Donald Trump po pezullon të gjithë përpunimin e vizave për aplikantët nga 75 vende, tha të mërkurën një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Zëdhënësi nuk dha detaje mbi planin, i cili u raportua për herë të parë nga Fox News, i cili citoi një memo të Departamentit të Shtetit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Pauza” do të fillojë më 21 janar, tha Fox News.

Dokumenti udhëzon ambasadat amerikane të refuzojnë vizat sipas ligjit ekzistues ndërsa departamenti rivlerëson procedurat e tij.

Pauza e raportuar vjen mes goditjes së gjerë të imigracionit të ndjekur nga presidenti republikan i SHBA-së, Donald Trump, që nga marrja e detyrës janarin e kaluar.

Në nëntor, Trump ishte zotuar të "ndalonte përgjithmonë" migracionin nga të gjitha "Vendet e Botës së Tretë" pas një të shtëne pranë Shtëpisë së Bardhë nga një shtetas afgan që vrau një anëtar të Gardës Kombëtare. /Telegrafi/