LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Shqipëria mësojnë kundërshtarët të raundit kualifikues në futsall

Kosova dhe Shqipëria mësojnë kundërshtarët të raundit kualifikues në futsall

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në futsall kanë mësuar kundërshtarët në kualifikueset e Kampionatit Evropian.

Shorti i hedhur ditën e sotme në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës e ka pozicionuar Kosovën në Grupin 10 derisa Shqipërinë në atë 6.

Dardanët do të kenë punë me Francën, Gjeorgjinë dhe Bullgarinë në grupin 10.


Ndërkohë kuqezinjtë ndodhen në Grupin 6 dhe do të përballen me Danimarkën, Armeninë dhe Kazakistanin.

Të gjitha ndeshjet kualifikuese do të luhen në periudhën 9 dhjetor 2024 – 16 prill 2025 me sistem vajtje-ardhje.

10 vendet e para të çdo grupi do të kalojnë menjëherë në finalet e Kampionatit Evropian të Futsallit, ndërsa tetë vendet e dyta më të mira do të shkojnë në ‘Play-Off’ ku do të luajnë shanset për t’u kualifikuar në finalet e Evropianit të Futsallit.

Ndeshjet e raundit play-off do të luhen në datat 15-24 shtator 2025, ndërsa finalet e Kampionatit Evropian të Futsallit do të organizohen nga Letonia dhe Lituania në periudhën 18 janar – 8 shkurt 2026. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Ndërkombëtare
Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Premier League
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Sport vendor
Kalo në kategori