Kosova dhe Shqipëria do të marrin pjesë në programin e përbashkët të shkëmbimit të nxënësve mes dy vendeve.

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini ka bërë të ditur se 60 nxënësit e parë nga Kosova kanë arritur tashmë në Shqipëri, dhe që ata do të vendosen në 60 familje në Tiranë, Korçë, Shkodër dhe Berat.


Shahini, ka theksuar se javën e ardhshme edhe nxënësit nga Shqipëria do të shkojnë në Kosovë, për t'i ndjekur edhe ata mësimet.

"Dje erdhën në Shqipëri 60 nxënësit e parë nga Kosova , të cilët do të marrin pjesë në programin e përbashkët të shkëmbimit të nxënësve mes dy vendeve. Ata do të vendosen në 60 familje në Tiranë, Korçë, Shkodër dhe Berat dhe do të vijojnë mësimin në gjimnazet tona", ka shkruar Shahini në Facebook, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:Dje erdhën në Shqipëri 60 nxënësit e parë nga Kosova , të cilët do të marrin pjesë në programin e përbashkët të shkëmbimit të nxënësve mes dy vendeve. Ata do të vendosen në 60 familje në Tiranë, Korçë, Shkodër dhe Berat dhe do të vijojnë mësimin në gjimnazet tona. Javës tjetër, bashkëmoshatarët e tyre nga Shqipëria do të shkojnë në Kosovë për të bërë të njëjtën gjë. Përveçse do të mësojnë bashkë, nxënësit do të kenë një agjendë të ngjeshur me ekskursione, vizita në muze dhe aktivitete të ndryshme kulturore. Nuk ka mënyrë më të mirë për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për të ndërtuar miqësi mes të rinjve të Kosovës dhe Shqipërisë që i qëndrojnë distancave dhe kohës. /Telegrafi/

57502922 2257248614532239 1882294173663494144 o

56913291 2257248491198918 4922024042950557696 o

57164149 2257248501198917 671535522757214208 o

57038404 2257248624532238 8216136750641184768 o

56997559 2257248514532249 5516128327632420864 o