LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Italia do të thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Kosova dhe Italia do të thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Angelino Alfano.

Gjatë takimit, kryeministri foli për progresin e Kosovës në shumë fusha, duke përfshirë fuqizimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar.


Mustafa theksoi avancimin e rrugës eurointegruese, zhvillimin ekonomik si dhe aspekte të tjera të zhvillimeve në vend.

Duke vlerësuar rolin shumë të madh të Italisë për progresin e Kosovës, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin për bashkëpunim me Italinë, sidomos në fushën e shkëmbimeve ekomomike dhe tërheqjen e investimeve.

Ministri i jashtëm italian, Angelino Alfano, vlerësoi të arriturat e deritashme të Kosovës, duke theksuar përkrahjen e mëtejme të Italisë.

Ministri Alfano, po ashtu, vlerësoi vizionin e qartë të Qeverisë së Kosovës për avancimin e progresit, duke shprehur gatishmërinë e Italisë për zgjerimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve me Kosovën.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për projekte konkrete në fushën e bashkëpunimit ekonomik, mbajtjen e Forumit Ekonomik në Romë më 31 janar, për proceset eurointegruese, për dialogun e Brukselit si dhe për luftën kundër terrorizmit./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni  Burimet Njerëzore

Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro

BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kalo në kategori