LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Afganistani, a kanë ngjashmëri?

Kosova dhe Afganistani, a kanë ngjashmëri?
Fadil Sahiti (foto: Fahredin Spahija)

Kam hasur në dy ose tre artikuj që e krahasojnë shtetin e Kosovës me rënien e Afganistanit në duar të talebanëve. Më bëri përshtypje postimi i një filozofi kosovar i cili është edhe profesor universiteti. Sipas tij, aleati më i madh i talebanëve ishte korrupsioni i shfrenuar i institucioneve të derisotshme afgane dhe se e njëjta vlen edhe në Kosovë. “Edhe këtu aleati më i madh i Serbisë është mentaliteti i korrupsionit, i zhvatjes dhe i fiseve në institucionet e shtetit të Kosovës”, thotë ai. Për një profesor, një deklaratë e tillë është naive dhe krejtësisht qesharake.

Është fakt se ka shumë korrupsion në Kosovë. Por, ne nuk jemi shumë të ndryshëm nga vendet e rajonit. Kështu thonë disa institucione prestigjioze ndërkombëtare që merren me këto gjëra. Megjithatë, a mund të thuhet se korrupsioni është treguesi kryesor i cilësisë së një shteti? Është naive të pohosh një gjë të tillë; sepse korrupsioni është sëmundje kudo dhe si i tillë është vështirë të eliminohet si fenomen.

Stabiliteti i një shteti nuk përcaktohet nga niveli i korrupsionit. Unë personalisht mbështes teorinë se cilësia dhe stabiliteti i shtetit përcaktohet nga sistemi demokratik i instaluar. Ndërkohë, thelbi i një sistemi demokratik përcaktohet nga funksionimi i institucioneve shoqërore të cilat mundësojnë kalimin e pushtetit nga një formacion politik në një tjetër. Unë nuk jam duke thënë se kjo shpjegon plotësisht nocionin e një sistemi dhe mjedisi demokratik të një shoqërie. Unë them se është mekanizmi bazë, thelbësor i demokracisë.

Nga sa kemi parë deri më tani, Kosova ka arritur të krijojë institucione që kanë mundësuar një transformim të tillë të pushteteve. Kjo ka ndodhur si në nivel lokal, ashtu edhe në atë qendror. Edhe organizimi i zgjedhjeve. Por, ajo që është më thelbësore, rezultatet e zgjedhjeve zbatohen pothuajse në mënyrë perfekte.

Ajo që demokracia në Kosovë nuk po arrin të krijojë (e cila është thelbësore në rritjen e mirëqenies së individit) është të prodhojë qeveri kompetente dhe të afta; qeveri që përdor institucionet shtetërore për të mbrojtur liritë dhe interesat e individit; që mbron pronën e tij, që rrit sigurinë në vend etj.

Por, a mund të fajësohen vetëm ata që kanë pushtet politik për këtë situatë në të cilën ndodhemi?

Mendoj se është e padrejtë të fajësojmë vetëm mbajtësit e posteve politike për situatën në të cilën ndodhemi. Profili i këtij profesori, si dhe shumë profesorëve të tjerë të cilët për shumë vite u kanë shërbyer me përkushtim politikanëve të paaftë, dhe tani kinse bëjnë lojën e kritikuesit të fenomeneve negative, janë fajtorët më të mëdhenj.

Shoqëria kosovare vuan nga mungesa e dy gjërave themelore: e një elite intelektuale që do të shërbente si ndërgjegje dhe vetëdije morale, dhe e një gazetarie profesionale e bazuar në etikë.

Me profesorë oborrtarë dhe me gazetarë mafiozë që për qëllim kanë vetëm pasurimin material, nuk ka transformim cilësor të asnjë shoqërie.

Por, derisa e kemi shtetin, e kemi dhe shpresën!

Në trend

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori